Mësimdhënia dhe Mësimnxënia

KONCEPTET E MËSIMDHËNIES DHE MËSIMNXËNIES

 

Veprimaritë e të mësuarit në komponentin teorik të kursit organizohen për të mbështetur lëndën dhe kompetencat që studenti duhet të eksplorojë dhe zhvillojë.  Institucioni krijon kushte për njohuri, shkathtësi dhe rezultate të matshme, të cilat pasqyrojnë kërkesat e tregut, ndikimet lokale dhe ndërkombëtare në fushën e shkencës politike

 

Arsimi dhe metodat e studimit përbëjnë një gamë të gjerë aktivitetesh që variojnë në mes: leksioneve, prezantimeve të studentëve, ushtrimeve dhe detyrave kërkimore, raste studimi

Marrja e këshillave në lidhje me detyrat individuale dhe të përbashkëta, duke përfshirë edhe projektet; lloje të ndryshme të objekteve virtuale të të mësuarit; leximit dhe të mësuarit në grup.