Programi kërkon të prodhojë profesionistë të ditur, të aftë dhe kompetentë si studiues të ardhshëm dhe analistë në Shkencë Politike, të aftë të hulumtojnë fenomenet politike si përmes institucioneve tipike akademike, ashtu edhe përmes isntituteve kërkimore dhe organizatave ndërkombëtare. Si dhe udhëheqës të ardhshëm dhe politikëbërës në institucione shtetërore dhe organizata të tjera politike, shoqëri civile, lëvizje sociale dhe grupe të avokimit Gjithashtu, ky program si me unik ne Rajonin e Ballkanit është skicuar per krijimin e politilogëve/ profesionistëve të aftë në kuptimin e aftësisë së tyre për të përdorur teknologji dhe metodologji të përparuara në studimin e Shkencës Politike. Ky program do t’ju përgatisë për një karrierë në menaxhimin e lartë në sektorët e qeverisë kombëtare, organizatat ndërkombëtare, zhvillimin rajonal,agjencitë dhe OJQ-të.
Qëllimi i përgjithshëm i programit është që të promovojë perspektivat bashkëkohore në shkenca politike përmes një qasjeje moderne të mësimit, mësimdhënies dhe mësimit. Fokusi i saj është veçanërisht se si ndëlidhen proceset e politikave nga niveli i institucioneve: lokale, qendrore, nderkombetare, dhe ofrimi i zhgjidhjeve.
Theksi i programit tek aftësitë dhe kompetencat, përtej dijes teorike, ofron kapacitete të fuqishme për punësim në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Një karrierë tipike për të diplomuarit e programit MA në Shkencë Politike do të jetë:
- Shërbyes civilë në institucionet e qeverisjes vendore dhe qëndrore (komuna, ministri, Zyra e Kryeministrit, Presidencë, Kuvend, agjensi dhe institucione të pavarura të krijuara nga Kuvendi, si edhe ndërmarrje publike);
- Të përgatisë specialistë të kualifikuar për llogari të shërbimit civil të Kosovës, sektorin joqeveritar grupe të interesit, shoqata dhe sindikata dhe sektorin ndërkombëtar të zhvillimit;
- Punësim në sektorin e biznesit;
- Punësim në sektorin e medias dhe marrëdhënieve me publikun;
- Institucione kërkimore në fushën e Shkencës Politike dhe Shoqërore;
- Punësim në Shërbimin e Jashtëm (karriera në diplomaci);
- Organizata dhe institucione ndërkombëtare;
- Punësim në fushën e arsimit qytetar dhe politik (fondacione, akademi dhe institute arsimore).
- Të përgatisë studentë të aftë për identifikimin dhe formulimin e problemeve të lidhura me zhvillimin e temave praktike të hulumtimit dhe arritjen e përfundimeve të vërtetuara shkencore duke përdorur metoda të përshtatshme hulumtimi;
- Të përgatisë studentë që të jenë të aftë për të kryer në mënyrë të pavarur hulumtime dhe analiza politike në OJQ , Agjenci ndërkombëtare ose lokale të zhvillimit.
Rezultatet kryesore të pritshme të programit janë:
- Dije e thellë dhe e përditësuar për referencat kryesore, argumentet dhe literaturën e Shkencës Politike;
- Aftësi metodologjike të fuqishme dhe të udhëzuara nga teoria në skicimin e propozimeve kërkimore për qëllime kërkimore dhe planifikim, analizë dhe vlerësim politikash. Kjo përfshin trainim për të analizuar të dhëna të mëdha, trainim në paketa statistikore të shumëllojshme (SPSS, STATA, R) për kërkim sasior, trainim për kërkim me metoda cilësore dhe metoda të përziera, dhe trainim për shkrim të përparuar akademik;
- Prodhon aftësi kritike për të analizuar problemet politike dhe të politikave dhe për të formuluar opsione politike nga një perspektivë ndërdisiplinore;
- Zbatimi i aftësive dhe dijeve kërkimore, analitike, vlerësuese, udhëheqësore dhe ekipore si edhe dije për të riparuar probleme politike bashkëkohore;
- Analizon dhe vlerëson gjetjet rëndësishme shkencore si edhe për të diskutuar dhe interpretuar rëndësinë e tyre në kontekstin e debateve bashkëkohore,
- Përvojë politike aktuale apo studimi i saj përmes internshipit apo udhëtimeve studimore apo punës praktike në terren;
- Projekton hulumtime kërkimore të botueshme (teza master), dhe botimi i tyre në platformat botuese të UBT, ose në xhornale ndërkombëtare të reçensuara.