Trajnime në zhvillimin e shkathtësive interpersonale

Qëllimi i trajnimit:
Trajnimi “Zhvillimi i Shkathtësive nder personale”, është dizajnuar më qëllim që studentët të zhvillojnë shkathtësitë ndërpersonale, si: menaxhimi i kohës, negocimi dhe bashkëbisedimi, si dhe marrëdhëniet me klientët, shkathtësi të nevojshme, qoftë në karrierën gjatë studimeve apo gjatë punësimit. Moduli fokusohet në krijimin, përmirësimin dhe avancimin e aspektit profesional dhe të karrierës tek studentët, duke i mundësuar atyre që të zhvillojnë suksesshëm karrierën e tyre.

 

Përfitimet:

  • Studentët marrin njohuri themelore se si të menaxhojnë me kohën;
  • Studentët arrijnë të mësojnë se si të negociojnë dhe bashkëbisedojnë me mirësjellje;
  • Studentët arrijnë të mësojnë se si të krijojnë marrëdhënie të rregullta më klientët.

 

Kohëzgjatja:
Trajnimi zgjat dy ditë nga dy orë. Dita e parë kryesisht ka të bëjë me konceptet, ndërsa dita e dytë u shërben studentëve si model për orientim në karrierë për vetë kandidatët.

 

Grupet e targetuara: Studentët e vitit të tretë, absolventët, studentët në nivelin Master, dhe Alumni.
Orari: Definohet pas paraqitjes së aplikacioneve.

 

Informatat tjera për trajnimin:
Trajnimi organizohet nga Qendra e Karrierës, në UBT

 

Kontakti:

Tel: 038 541 400,
Email: career.center@ubt-uni.net