Trajnimi: Orientimi dhe zhvillimi në karrierë
Trajnimi “Orientimi dhe zhvillimi në karrierë”, është dizajnuar më qëllim që të zhvillojë aftësitë dhe shkathtësitë e studentëve në orientim dhe zhvillim në karrierë, qoftë në karrierën gjatë studimeve apo gjatë punësimit. Moduli fokusohet në krijimin, përmirësimin, dhe avancimin e aspektit profesional dhe të karrierës tek studentët, duke i mundësuar atyre që suksesshëm zhvillojnë karrierën e tyre.
Përfitimet:
- Studentët marrin njohuri themelore se si të bëjnë përzgjedhjen e duhur të profileve gjatë studimit;
- Studentët arrijnë të mësojnë se si të orientohen dhe zhvillojnë në karrierë duke përfillur profesionet më të mira që vijnë nga kërkesat e tregut, apo gjetkë;
- Studentët arrijnë të mësojnë se si të kërkojnë pozita punësimi në tregun e punës;
Kohëzgjatja:
Trajnimi Orientimi dhe Zhvillimi në Karrierë zgjatë 2 ditë nga 2 orë. Dita e parë kryesisht ka të bëjë me konceptet, ndërsa dita e dytë për studentët shërben si ditë model për orientim në karrierë edhe për vetë kandidatët.
Target grupet: Studentët e vitit të tretë dhe studentët në MA.
Orari: Hënë 13.00-14.00 Mërkure: 13.00-14.00
Informatat tjera për trajnimin Orientimi dhe Zhvillimi në Karrierë:
Trajnimi Orientimi dhe Zhvillimi në Karrierë organizohet nga Qendra e Karrierës, në UBT
Kontakti: Tel: 038 541 400,
Email: career.center@ubt-uni.net https://www.facebook.com/UniversitetiUBT/