Trajnimi: Si të shkruajmë Letër Motivuese

Qëllimi i trajnimit:

Trajnimi “Si të shkruajmë letër motivuese”, është dizajnuar më qëllim që të zhvillojë aftësitë dhe shkathtësitë e studentëve në të shkruarit e letrave motivuese për punë, për studime, aplikimit në bursat ndërkombëtare, si dhe aplikimit në pozita të ndryshme ku letra motivuese reflekton motivimin dhe dëshirën e kandidatit. Moduli fokusohet në krijimin, përmirësimin, dhe avancimin e aspektit profesional dhe të karrierës tek studentët, duke i mundësuar atyre që suksesshëm ti qasën tregut të punës.

Përfitimet:

  • Studentët marrin njohuri themelore se si të shkruajnë një letër motivuese për studime;
  • Studentët marrin njohuri themelore se si të shkruajnë një letër motivuese për bursa ndërkombëtare;
  • Studentët marrin njohuri themelore se si të shkruajnë një letër motivuese për punë;

Kohëzgjatja:

Trajnimi zgjatë 2 ditë nga 2 orë. Dita e parë kryesisht ka të bëjë me konceptet, ndërsa dita e dytë për studentët shërben si format i workshopit ku studentët fillojnë të shkruajnë draftet e para të një letre motivuese, 3 orë ligjëratë dhe 1 orë praktikë.

 

Orari:  Martë 10.00- 11.00 Enjte: 10.00- 11.00

Target grupet: Studentët e vitit të dytë dhe tretë.

 

Kontakti: Tel: 038 541 400,

Email: career.center@ubt-uni.net    https://www.facebook.com/UniversitetiUBT/