Ndërlidhja me Industrinë dhe Partneriteti

Edukimi klinik organizohet në vendosje klinike brenda zonave sociale dhe shëndetësore. Edukimi është i organizuar në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet institucionit arsimor dhe vendosjes klinike me qëllim të forcimit të lidhjes mes të nxënit të nxënësve në teori dhe praktikë. Edukimi dhe vlerësimi klinik bëhet nga edukatorët klinikë në bashkëpunim me institucionin arsimor dhe ligjëruesit në institucion. Puna praktike është organizuar kryesisht në bashkëpunim me Qendrën Klinike Universitare dhe Ministrinë e Shëndetësisë përmes një Marrëveshjeje për Qasje në Klinika. Institucioni gjithashtu ka një Marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë që siguron qasje në Qendrat e Mjekësisë Familjare Parësore dhe Dytësore. Disa marrëveshje individuale janë lidhur me komunat. Një marrëveshje me Komunën e Prishtinës ofron qasje në të gjitha Qendrat Mjekësore të Familjes. Marrëveshjet individuale konsiderohen shumë të rëndësishme për të operacionalizuar dhe rregulluar praktikën në funksion të kompetencës së përbashkët në kujdesin shëndetësor parësor dhe dytësor. Për më tepër, marrëveshjet me Komunat janë thelbësore duke qenë se 90% e shërbimeve dentare ofrohen në nivel komunal.

 

UBT ka disa marrëveshje me klinikat private për të ofruar mundësi të mëtejshme për të diplomuarit, shkëmbimin e praktikave dhe hulumtimeve:

 

Qendra Klinike Universitare,

Klinika e Stomatologjisë UBT

Drejtoria Komunale e Shëndetit në Prishtinë dhe Qendrat e Shëndetit në Komunitet

Spitali Ortopedik Evropian “Royal Medical”

Qendra për Kërkime Mjekësore dhe Psiko-Sociale

Agjencia e Mjekësisë Ligjore në Kosovë

Instituti Kosovar i Mjekësisë Ligjore Psikiatrike