UBT synon të prodhojë të diplomuar të farmacisë dhe të diplomuar të specializuar, të cilët do të rrisin kujdesin shëndetësor përmes kuptimit të orientuar nga pacientët për aspekte të sëmundjeve, strategjive shëndetësore, mjekësisë dhe farmakoekonomisë së terapive ekzistuese dhe të reja. Gjithashtu, programi dëshiron t’u dorëzojë të diplomuarve të farmacisë aftësi të kualifikuara që kërkohen nga profesioni për qëllime të tregut lokal dhe evropian.
Së fundi, ajo dëshiron të inkurajojë hulumtime duke angazhuar shkencëtarë të kualitetit të lartë farmaceutik, të aftë për të krijuar barna të reja, sintezë, protokole analitike dhe sisteme të shpërndarjes. Në përgjithësi, qëllimi i programit është prodhimi i të diplomuarve të farmacisë që kanë njohuri, shkathtësi dhe atribute për të marrë pjesë në mënyrë të sigurtë në praktikën e farmacisë kombëtare. Të diplomuarit duhet të përgatiten për praktikën e farmacisë që merret me pacientët, dhe mësimi i tyre duhet të bazohet dhe mbështetet në kuptim e duhur dhe të mjaftueshëm të parimeve dhe teknikave të shkencave farmaceutike, biomjekësore dhe teknikave shoqërore.
Të diplomuarit duhet të jenë në gjendje të komunikojnë dhe të aplikojnë fushën e tyre të praktikës, elementet e njohurisë dhe kujdesit farmaceutik.
Aftësitë e të diplomuarve bazohen në një kuptim të duhur dhe të mjaftueshëm të parimeve dhe teknikave të shkencave farmaceutike. Për të arritur qëllimet e lëndëve, kurrikula është dizajnuar për të ofruar mundësi për mësim në shkencat themelore (kimia, biokimi, biologjia, fizika, matematika, statistikat) të cilat janë relevante për të kuptuar shkencat farmaceutike dhe praktikën e farmacisë .
Pas përfundimit të programit, të diplomuarit duhet të: