Komuniteti i UBT-së përbëhet nga studentë dhe staf vendas e ndërkombëtar. Njerëz me identitete dhe përvoja të ndryshme formojnë shumëllojshmërinë e komunitetit tonë, duke përfshirë gjininë dhe identitetin gjinor, etninë, kulturën dhe kombësinë, orientimin seksual, personat me nevoja të veçanta dhe besime e mosha të ndryshme. Për më tepër, ne dëshirojmë që stafi ynë dhe studentët të ndiejnë se janë pjesë përbërëse e komunitetit të UBT-së, dhe së bashku kemi krijuar një kulturë gjithëpërfshirëse, ku të gjithë mund të kontribojnë në jetën universitare, të nxënit dhe rritjen e institucionit.
UBT konsideron se ofrimi i mundësive të barabarta për të gjithë, diversiteti dhe promovimi i një kulture gjithëpërfshirëse është thelbësore për suksesin tonë. Duke krijuar një frymë bashkëpunuese ku individët mund të përdorin shkathësitë dhe talentin e tyre në mënyrë të plotë, pa frikë dhe paragjykime, ne synojmë të krijojmë një kulturë ku të gjithë mund të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Qëllimi ynë është të marim më të mirën nga talentët dhe aftësitë e tyre duke krijuar një ambient pune ku njerëzit me prejardhje të ndryshme mund të punojnë së bashku me dinjitet dhe respekt. Ne do të kujdesemi që ti përmbushim përgjegësitë tona duke ofruar praktika të mira si:
Ballafaqimi me akte të mundshme të diskriminimit dhe ngacmimit nën politikat përkatëse dhe ndërrmarja e veprimeve të përshtatshme kur është e nevojshme