Kur bëhet fjalë për zhvillimin profesional, ne në UBT besojmë në konceptin e mësimit gjatë gjithë jetës dhe për këtë arsye ne i kemi lidhur programet tona akademike me praktikat më të mira nga industria dhe kemi bashkëpunim me CISCO, Microsoft, Quality Austria, IPMA, COMPTIA+, SAP etj. Ne yhvillojmë kuadro profesionale dhe po ashtu investojmë edhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit tone. Po ashtu, UBT ka krijuar Qendrën e parë të Karrierës në vend. Qendra, e cila është një nga qendrat më të rëndësishme që lidh institucionin me industrinë dhe tregun e punës përmes orientimit profesional, këshillimit dhe zhvillimit profesional të studentëve. Qendra e Karrierës përmes shërbimeve të karrierës ndihmon në ndërtimin dhe përgatitjen e studentëve në zhvillimin dhe aplikimin e aftësive të buta përmes trajnimeve të ndryshme profesionale, të cilat janë të rëndësishme për kërkimin e punës, informacionin dhe praktikat e studentëve – praktikën dhe jashtme, si dhe kujdeset për punësimin dhe mbajtjen e marrëdhënie të tjera me rrjetin e Alumni.