Qëllimet dhe Objektivat

Programi ka për qëllim të përgatisë arkitektë të aftë për identifikimin dhe analizën e problemeve arkitektonike, hartimin dhe zhvillimin e projekteve arkitektonike dhe shërbim për komunitetin në fushën profesionale duke marrë parasysh edhe çështjet e përgjithshme shoqërore dhe mjedisore.

Programi adreson edhe shkathtësitë për komunikim dhe shkëmbim të informacionit dhe të ideve. Programi gjithashtu përfshin aspektet inter-disiplinare që ndihmojnë studentët të transferojnë dhe të kontekstualizojnë kompetencat e tyre në fusha dhe në mjedise të ndryshme të punës, duke përfshirë shkathtësitë e punës ekipore dhe individuale.

 

Rezultatet e mësimit

 

Pas përfundimit të suksesshëm të programit, studenti duhet të jetë në gjendje të:

  • Të kuptojë teknikat e projektimit dhe planifikimit
  • Të kuptojë aspektet inxhinierike të projektit
  • Të vlerësojë aspektet sociale, ekonomike dhe hapësinore të mjedisit përmes procesit të projektimit dhe planifikimit.
  • Të komunikojë dhe interpretojë profesionalisht në nivele të ndryshme të audiencës
  • Të ofrojë zgjidhje për problemet e ndërtimit, teknologjisë së ndërtimit dhe inxhinierisë që lidhen me arkitekturën dhe industrinë e ndërtimit.
  • Kontribuojë në shkencë dhe kërkime në këtë fushë
  • Të vlerësojë vlerat arkitektonike dhe urbanistike të njësive hapësinore-urbane.