Në kuadër të fakultetit të Dizajniit të Integruar, ekipet tone dhe studentët realizojnë dizajnimin dhe punimin e aksesorëve të ndryshëm që njëkohësisht konsiderohen edhe modele unike që mund të përdoren si bizhuteri, simbole apo dekorime. Për më tepër ne mund të ju ndihmojmë në dizajnimin e uniformave për personelin tuaj.
Ekipet tona profesionale janë në dispozicion që të ju këshillojnë dhe të dekorojnë shtëpitë dhe ambientet tuaja të biznesit. Studentët tonë janë pjesë e kompanive që merren me dizajnimin e këpucëve, çantave, uniformave, llogove të kompanive. Po ashtu kur bëhet fjalë për dizajnimin e produkteve tjera ne jemi të gatshëm të ofrojmë zgjedhjet më të mira dhe më praktike.