Rreziqet dhe Siguria

UBT është përkushtuar dhe është lider në fushën e sigurisë në fushën e TI, për më tepër UBT ka themeluar UBT Cert dhe fokusi kryesor i qendrës është:

 

  • Politika dhe strategjia e sigurisë kibernetike
  • Kultura bibernetike dhe shoqëria
  • Edukim, trajnim dhe ngritje e shkathtësive në sigurinë kibernetike
  • Korniza ligjore
  • Standardet, organizatat dhe teknologjia 

 

UBT po ashtu është anëtar i FIRST

Ekipi i reagimit emergjent kompjuterik të UBT-së, e njohur si UBT CERT, është organizata e parë nga Kosova që është anëtarësuar në organizatën më të madhe botërore të sigurisë “FIRST”, kjo si rezultat i plotësimit të kritereve të kërkuara në aspektin e infrastrukturës ligjore dhe teknike të IT-së.

Procesi i anëtarësimit në këtë organizatë është vlerësuar pozitivisht fillimisht nga CERT i Kroacisë e më pas edhe nga CERT i Norvegjisë, teksa anëtarësimi është bërë në bazë të votave nga anëtarët e bordit të organizatës “FIRST”.

UBT CERT: 

https://csp.ubt-uni.net/

Anëtarë të FIRST:  

https://www.first.org/members/teams/ubt-cert  

UBT CSP- Cyber Security and Privacy:  

https://csp.ubt-uni.net/cert/en/