Pjesa e punës se pavarur të studentit është rreth 70% e gjithë ngarkesës e cila përfshinë leximin dhe kërkimet të cilat janë të lidhura me lëndën.Pjesa aktive e studimeve (ligjërata dhe seminare) gjithashtu zë vend të rëndësishëm (15-20%).
Qasja e përgjithshme është të ketë 2 orë ligjërata në javë dhe 1 deri në 2 orë në javë ushtrime, duke nënkuptuar që disa lëmi kërkojnë më shumë studim direkt në të mësuarit, zakonisht 15-20 faqe për seminare. Gjithashtu, punime shtesë mund të caktohen në formë të 1-2 faqe, 5-7 faqe ese dhe punime të tjera 15 faqe, që duhet t’i përgatisin, ndërkaq puna e pavarur përfshinë edhe punën në grupe.
Në shumicën e programeve pasuniversitare që mësohen në UBT, nga studentët do të kërkohet të ndërmarrin punë praktike dhe/ose laboratorike .
Qëllimet e punëve të ndryshme praktike, por zakonisht përfshijnë:
Grupi i synuar i këtij programi mund të ketë përvojë, megjithatë programi është projektuar për të dhënë përvojën më tej për të dy grupet e synuara. Raportimi i punës dhe sistemimi i punës praktike për këtë arsye është shumë e rëndësishëm.
Studentët do të trajnohen dhe të udhëzohen për të kritikuar punën e tyre dhe të propozojnë përmirësime në qasjet që ata marrin dhe në rezultatet e arritura.