QËLLIMET DHE OBJEKTIVAT
Objektivi i këtij program master është që studentët të kërkojnë njohuri më të thella dhe njohuri të reja në lëmin e sistemeve te informacioneve, dizajneve të sistemeve të informacionit dhe menaxhimin e sistemeve të informacionit në organizata. Duke qenë se sistemet e informacioneve janë të përhapura pothuajse në çdo aspekt të biznesit modern dhe janë të nevojshme për të arritur strategjitë e biznesit,. është e rëndësishme të kuptohet konteksti më i gjerë i biznesit të sistemeve të informacionit, dhe po ashtu, se si mund të integrohen për të përmirësuar performancën e cilësisë.
Qëllimi i përgjithshëm është t’ju sigurojë studentëve studime të avancuara ne aspektin e sistemeve të informacionit. Duke përcjellë qëllimin e kuptueshëm, konceptet teorike, modelet dhe mjetet, do të krahasohen me problemet në botën reale në fushën e sistemeve të informacionit dhe të trajnojë studentët në zgjidhjen e problemeve madhore. Gjithashtu, programi synon të ofrojë njohuri, shpjegim dhe të aplikojë aspektet metodologjike në tekonologjinë e informatikës, menaxhmentit dhe biznesit në sistemet e informacionit.
Oferta e programit ka për qëllim të përmbushë elemente të rëndësishme në programet e sistemeve të informacionit: Orientim profesional, shtim i vlerave, fleksibilitet, praktikë dhe mundësi specializimi në fusha të ndryshme të karrierës.
Ka katër profile tipike të vendeve të punës në zbatimin profesional të programit:
(1) Menaxher i Informacionit – Të diplomuarit do të jenë në gjendje për të hartuar dhe zbatuar sistemet e informacionit që lehtësojnë qarkullimin e informatave midis organizatave dhe partnerëve e tyre. Ata pritet të luajnë një rol integrues në organizatat dhe në ekonominë e rrjetit, si dhe mund të luajnë një rol të rëndësishëm në menaxhimin strategjik.
(2) Menaxheri i Procesit – Menaxheri i Procesit vlerëson kompanitë si vlera të zinxhirëve dhe mund të identfikojë e optimalizojë proceset, duke i shtuar vlerë korporates. Menaxheri i procesit është në gjendje të mënjanojnë informacionet e tepërta dhe t’i rregullojnë ato.
(3) Menaxheri i Rrjetit të Biznesit – të diplomuarit janë në gjendje të dizajnojnë dhe të optimizojnë infrastrukturën ndër-organizative lidhur me infrastrukturën e informacionit. Ata fitojnë aftësi në inteligjencë të biznesit dhe në mënyrat e integrimit të dhënave analitike në menaxhim të proceseve.
(4) Analisti i Informacionit – është në gjendje të mbledhë informacione të rëndësishme që janë shumë të vlefshme për ata që janë udhëheqës të kompanive. Ata janë në dijeni për nevojat e informacioneve dhe janë në gjendje t’i aplikojnë ato në ndërmarrje dhe në sektorin publik.
Studentët që kanë përfunduar programin do të jenë në gjendje të:
Shkathtësitë dhe aftësitë:
Gjykimi dhe qasja: