Studentët

Programi akomodon një shumëllojshmëri të gjerë të përkatësive dhe mjediseve mësimore. Kurrikula është e përshtatshme për të diplomuarit e nivelit Bachelor, profesionistëve që kërkojnë për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe profesionistët nga fusha të tjera që kërkojnë një ndryshim në karrierë. Fakulteti Media dhe Komunikim inkurajon studentët të mendojnë përtej rregullave dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në forcimin e ndërgjegjësimit shoqëror.

Programi Media dhe Komunikim në nivelin master në UBT synon të japë informacione të gjera mbi parimet dhe standardet akademike e praktike, duke u ndihmuar studentëve të fokusohen në qëllimet akademike dhe të vlerësojnë eksperiencat e zhvilluara.

UBT u siguron studentëve lidhjet institucionale me industrinë, duke u mbështetur në marrëveshjet e nënshkruara me institucione të ndryshme shtetërore, publike e private në Kosovë dhe në vendet e rajonit. Studentët kanë mundësi të punësohen në mediume të ndryshme ose të vazhdojnë studimet e doktoratës në universitetet më prestigjioze ndërkombëtare.

Lidhja e teorisë dhe praktikës është një ndër faktorët e arritjes së suksesit të studentit. Kështu, studentët, duke pasur për bazë se jo të gjithë nga ta dinë të përzgjedhin profesionin e drejtë, lehtë kalojnë nga njëra te tjetra.

Studentët do të jenë të gatshëm:

-të adresojnë dhe të sugjerojnë mendime e gjykime në forume të ndryshme brenda dhe jashtë institucionit; dhe,

-të forcojnë lidhjen në mes të teorisë dhe praktikës;

Nisur nga statistikat e regjistrimit të vitpasvitshëm, studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim kanë arritur që të tregojnë rezultate në studime, si dhe në gjetjen e tyre pas diplomimit.

Studentët pas diplomimit në këtë program konsolidohen me rrjedhat jetësore të vendit.

Rezultati i arritur i tyre pasqyron parimin e objektivitetit në vlerësim dhe në zhvillim të qëndrueshëm të standardeve brenda institucionit.

Pas përfundimit të studimeve të nivelit master, studentët bëhen plotësisht të gatshëm që të nisin studimet e doktoraturës për fusha të ndryshme të medias dhe komunikimit.