Pranimi në Studime, Kriteret, Afatet

Aplikanti në këtë program studimesh do të duhej të ketë:

Sukses të mirë të shkollimit të mëhershëm;

Njohuri bazë për Media dhe Komunikim;

Aftësi dhe shkathtësi të të shkruarit;

 

Aplikuesi për këtë program studimi duhet të ketë të kryer shkollën e mesme dhe provimin shtetëror të përfunduar.

 

Të ketë treguar sukses gjatë shkollimit të mëparshëm.

 

Të ketë përgatitje paraprake të një niveli të dëshirueshëm e të pranueshëm të komunikimit dhe të shkruarit.

 

T’i ketë të njohura elementet e para të shkrimit modern të formave të ndryshme tekstore, duke filluar nga lajmi e deri te format më të avancuar të shkrimit.

 

Të ketë njohuri të dëshirueshme të shkathtësisë së shkrimit, pa përfshirë specifikat, sepse specifikat do t’i mësojë gjatë studimeve në këtë program, e që atë do ta bëjnë të aftë për punë në media dhe komunikim me opinionin.

 

T’i ketë të njohur bazat e të shkruarit të një teksti, që i mundësojë studentit të familjarizohet dhe të njohë llojet dhe format e shkrimit, të cilat kërkohen nga media të ndryshme të kohës, e që secila veç e veç i kanë specifikat e veçanta.

 

Të ketë njohuri bazike teorike dhe praktike për zbatimin e rregullave themelore të drejtshkrimit, të drejtshqiptimit, dhe të përdorimit të fjalëve të huaja, si dhe aftësi në të shkruar dhe në të raportuar për media.

 

Të ketë njohuri bazike për mediat, sepse do të ballafaqohet me planin bazë të studimit të mediave të shkruara të shtypura, mediave të shkruara elektronike, si dhe atyre online.

 

Ndërkaq sa i përket njohjes së standardit të gjuhës shqipe dhe stilit e të shkruarit, aplikanti do t’i merr njohuritë e duhura pasi të regjistrohet në këtë program studimesh.

 

Ndërkohë që aplikantit për studime në Media dhe Komunikim i ofrohet ndihmë paraprake në njohjen e teorisë bazike si dhe të praktikës së komunikimit dhe të shkrimit akademik.