Programi për Media dhe Komunikim, që ofrohet nga UBT ka parasysh hulumtimin e nevojave për kuadro në fushën e Mediave dhe të Komunikimit në Kosovë. Për mungesë kuadrosh në fushën e gazetarisë, në Kosovë ende ka mungesë të theksuar të gazetarëve profesionistë, ndërkohë që në fushën e Komunikimit dhe të Multimedias mungesat janë edhe më të theksuara. Programi është mbështetur krejtësisht në nevojat e fushave të përcaktuara për të krijuar kuadro të përgatitura që do të gjejnë vend në tregun mediatik në vend dhe më gjerë. Programi është krahasuar me programet e universiteteve të njohura në vend, në rajon, e më gjerë. Ky program është strukturuar në atë mënyrë që studentëve t’u ofrojë kombinim të teorisë dhe praktikës. Duke ndjekur aspektet teorike ushtrojnë praktikën në industrinë e medias. Në programin trevjeçar të studimeve (në 6 semestra) përfshihet edhe hulumtimi vetanak e që është punimi i diplomës, përkatësisht përfundimi e temës së diplomës. Gjatë tri viteve të studimit, studentët do të njihen me teoritë e Medias dhe të Komunikimit, si dhe me praktikat në këto fusha, duke u mundësuar që pos teorisë të zhvillojnë edhe praktikën nëpër institucionet e ndryshme shtetërore, publike e private që kanë të bëjnë me media dhe komunikim.
Në këtë mënyrë, studentët do të jenë në gjendje të punojnë në institucione shtetërore, publike e private të fushave të ndryshme që ndërlidhen me Media dhe Komunikim, edhe atë:
Moderatorë studiosh televizive;
Moderator studiosh në radio;
Gazetarë terreni;
Fotoreporterë;
Kameramanë;
Montazherë;
Regjisorë programesh;
Shërbyes në marrëdhënie me publikun;
Zëdhënës të subjekteve të ndryshme politike dhe jopolitike;
Zyrtarë për informim; etj..
Programi Bachelor në Komunikim dhe Media zgjat 3 vjet (6 semestra) përfshirë përfundimin e temës së diplomës.
Gjatë gjashtë semestrave zhvillohet njëkohësisht puna teorike dhe ajo praktike.
Studimi Bachelor përmban 180 ECTS dhe ndahet në lëndë obligative dhe me zgjedhje.
Studimi bachelor përmban 180 ECTS.
SEMESTER 1:30 ECTS | |||||
No | Lloji | Subject | L | P | ECTS |
1 | OBL | Zhanret e Gazetarise | 2 | 1 | 5 |
2 | OBL | Historia e Gazetarise 1 | 2 | 1 | 5 |
3 | OBL | Format e Komunikimit | 2 | 1 | 5 |
4 | OBL | Shkathtësitë e shkrimit 1 | 2 | 1 | 5 |
5 | OBL | Gjuhë Shqipe Profesionale | 2 | 1 | 4 |
6 | OBL | Gjuhë Angleze Profesionale | 2 | 1 | 4 |
7 | OBL | Gjuha dhe Stilistika | 2 | 1 | 2 |
SEMESTER 2:30 ECTS | |||||
No | Lloji | Subject | L | P | ECTS |
8 | OBL | Historia e Gazetarisë 2 | 2 | 1 | 5 |
9 | OBL | Shkathtësitë e Shkrimit 2 | 2 | 1 | 5 |
10 | OBL | Shkathtësitë e të folurit | 2 | 1 | 5 |
11 | OBL | Shkrimi Akademik | 2 | 1 | 4 |
12 | OBL | Teknologjia Informative | 2 | 1 | 4 |
13 | OBL | Gjuhë Angleze Profesionale 2 | 2 | 1 | 4 |
14 | OBL | Teknikat e Raportimit | 2 | 0 | 3 |
SEMESTER 3:30 ECTS | |||||
No | Lloji | Subject | L | P | ECTS |
15 | OBL | Menaxhimi dhe Organizimi | 2 | 1 | 5 |
16 | OBL | Teknologjia Multimediale | 1 | 1 | 5 |
17 | OBL | Media e Shkruar | 2 | 1 | 5 |
18 | OBL | Komunikimi Televiziv | 2 | 1 | 5 |
19 | OBL | Radio Gazetari | 2 | 1 | 5 |
20 | OBL | Kamera dhe Fotografia | 2 | 1 | 4 |
SEMESTER 4:30 ECTS | |||||
No | Lloji | Subject | L | P | ECTS |
21 | OBL | Marrëdhëniet me Publikun | 2 | 1 | 5 |
22 | OBL | E Drejta dhe Etika Mediatike | 2 | 1 | 5 |
23 | OBL | Regjia Televizive | 1 | 1 | 3 |
24 | OBL | Montazhi në TV dhe Radio | 1 | 1 | 3 |
25 | OBL | Punë praktike në media të shkruara | 0 | 2 | 5 |
26 | OBL | Sociaologjia e Komunikimit | 2 | 1 | 5 |
27 | OBL | Menaxhimi i Medias | 2 | 1 | 5 |
SEMESTER 5 | |||||
No | Lloji | Subject | L | P | ECTS |
28 | OBL | Metodat e Kërkimit në Media dhe Komunikim | 2 | 1 | 5 |
29 | OBL | Gazetaria Online | 2 | 1 | 5 |
30 | OBL | Redaktimi në Media | 2 | 1 | 5 |
31 | OBL | Mediat Audiovizuele | 2 | 1 | 5 |
32 | OBL | E Drejta Publike | 2 | 1 | 4 |
33 | OBL | Marketingu Medial | 2 | 0 | 4 |
34 | OBL | Punë Praktike në TV dhe Radio | 0 | 2 | 3 |
35 | OBL | Qytetërimi Evropian | 2 | 0 | 3 |
SEMESTER 6:30 ECTS | |||||
No | Lloji | Subject | L | P | ECTS |
36 | OBL | Metodat e kërkimit në media dhe komunikim 2 | 2 | 1 | 5 |
37 | OBL | Mediat dhe shoqëria | 2 | 1 | 4 |
38 | OBL | Mediat ndërkombëtare | 2 | 1 | 4 |
39 | OBL | Intervista në TV/Radio dhe media të shkruara | 2 | 1 | 4 |
40 | OBL | Tema e diplomes | 10 |