UBT po zbaton një strategji të integruar për të vendosur veten si një institucion konkurrues në lëmin e hulumtimit shkencor, i angazhuar për transferimin e njohurive dhe sigurimin e një arsimimi të nivelit botëror për studentët më të talentuar (“Top University for Top Students”).
Kjo strategji e kërkimit synon të krijojë mjedisin fizik dhe kulturor që do t’i mundësojë UBT-së të ndërtojë mbi pikat e forta të saj dhe të krijojë një profil ndërkombëtar bazuar në hulumtimet e klasit botëror.
Për të realizuar në mënyrë efektive Strategjinë e Kërkimit, UBT do të vazhdojë të punojë me partnerët e saj dhe do të zhvillojë partneritete të tjera strategjike me universitetet e tjera në Kosovë dhe jashtë saj për të ndihmuar në arritjen e kësaj ambicie.
Veprimtaria me karakter hulumtues e UBT-së gjatë periudhës kësaj periudhe ka pësuar një rritje të vazhdueshme
Hulumtimi do të përqëndrohet kryesisht në këto aspekte:
- Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK)
- Zhvillimi i Menaxhimit të Sistemit
- Zhvillimi strategjik i sektorëve të ndryshëm ekonomikë
- Mjedisi i Mundshëm i Biznesit
- Kompetenca Ndërkulturore dhe Biznesi Ndërkombëtar
- Zhvillimi i Sistemit të Administratës Publike
- Sistemi i Kujdesit Shëndetësor
- Planifikimi Hapësinor dhe Dizajnimi i Qëndrueshëm
- Mirë Qeverisje
- Zhvillimi ekonomik
- Integrimi i BE / Rajonal / Ndërkombëtar
- Shkenca Ushqimi
- Dizajn i Integruar