Programi synon që në secilën prej tre fushave të specialimit t’u mundësojë studentëve që të të zgjerojnë njohuritë dhe kuptojnë zhvillimet praktike dhe teoritë politike, të dinë të analizojnë dukuritë e zhvillimeve politikë praktikë dhe konceptet themelorë teorikë si edhe ndërlidhjen e tyre. Ky program u jep mundësi studentëve që të fitojnë aftësi për të hartuar me shkrim dokumente të ndryshëm me natyrë politike. Studentët kanë mundësi që nëpërmjet këtij program të harmonizojnë kërkesat e tij themelore me interesat e tyre vehtiakë studimorë duke ndjekur një numër të gjerë të lëndëve zgjedhore. Kjo mundëson edhe një shkallë të caktuar përshtatshmërie të këtij programi.
Mësimdhënia akademike zhvillohet duke u mbështetur në kurrikulat e lëndëve mësimore të fakulteteve politikë të mirënjohur të Europës dhe të ShBA-së si edhe në literaturën bashkëkohore. Duke u mbështetur mbi nevojat e tregut të Kosovës, ky program ofron një qasje të barazpeshuar ndërmjet këtyre nevojave dhe krijimit të aftësive përkatëse të studentëve për karrierës e tyre të ardhëshme studimore apo politikëbërëse.
Pas përfundimit me sukses të këtij programi, studentët do të mund të: