Qendra e Karrierës operon në mënyrë aktive me kapacitetin e saj për t’u ofruar studentëve shërbime për karrierë dhe zhvillim profesional duke i përgatitur ata për punësim. Qendra në bazë të planit të saj të punës, koordinon aktivitetet me të gjitha fakultetet, në një rrjedhë komunikimi i cili bëhet në baza ditore, komunikime javore, si dhe takime dhe raporte në bazë të nevojave të kërkuara. Kjo bëhet më qëllim për të harmonizuar shërbimet e karrierës, orientimin dhe këshillimin ndërmjet qendrës dhe programeve të studimit me tregun e punës – dhe në përgjithësi industrinë.
UBT përmes synimeve të tij strategjike synon të rrisë vazhdimisht shkallën e punësimit të studentëve duke u mundësuar atyre që të ndërthurin me sukses njohuritë teorike dhe praktike të kërkuara nga tregu i punës. Rrjedhimisht, Qendra e Karrierës vendos një bazë të mirë të bashkëpunimit institucional me institucionet publike, kompanitë private, si dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare në mënyrë që studentët të kenë mundësi punësimi dhe të fillojnë të mendojnë për karrierën e tyre si në vitin e parë të diplomimit.
Në këtë drejtim, në çdo fakultet ekziston Bordi Industrial, i cili mblidhet rregullisht për të diskutuar bashkëpunimet e mundshme për çdo vit akademik. Industria përgjithësisht e percepton UBT-në si një institucion arsimor të veçantë dhe të orientuar drejt cilësisë. Ata i shohin të diplomuarit në UBT si një zgjedhje parësore kur ofrojnë mundësi punësimi dhe i shohin dhe u besojnë shumë sistemeve dhe aftësive tona arsimore që ne ofrojmë. Të diplomuarit tanë jo vetëm që kanë një mesatare prej 98% normë punësimi pas diplomimit, por gjithashtu kanë mundur të gjejnë punë cilësore dhe me të ardhura të larta në industrinë bankare dhe sigurime, biznes, institucione publike dhe organizata të shoqërisë civile. Fokusi ynë në përmirësimin e praktikave dhe sistemeve të biznesit përmes programeve akademike, kërkimit dhe programeve të certifikimit kontribuojnë në rritjen e sistemeve dhe proceseve të biznesit në një kohë kur industria po përpiqet të riorganizohet në ciklin global të biznesit.