STUDENTËT NË POLITIKA PUBLIKE DHE MENAXHIMI
Menaxherët e suksesshëm, politikanët dhe profesionistët që udhëheqin organizatat publike duhet të kenë një gamë të aftësive dhe njohurive, dhe një mendim kritik për sfidat me të cilat ballafaqohen. Programi për studime në Politika Publike dhe Menaxhim ofrojnë njohuri për mënyrën se si menaxhohet sektori publik dhe financimi i sektorit publik në të gjithë botën.
Programi është veçanërisht i rëndësishëm për ata që kërkojnë të zhvillojnë shkathtësi dhe mirëkuptim në lidhje me (i) politikën publike: zhvillimin, zbatimin, shpërndarjen, analizën dhe vlerësimin dhe (ii) menaxhimin e shërbimeve publike: udhëheqjen dhe menaxhimin e ndryshimeve në shërbimet publike, duke vlerësuar performancën dhe rezultatet, si dhe duke ndikuar në vendimet e ardhshme të politikave.
Të diplomuarit tanë në fakultetin Politika Publike dhe Menaxhim janë të punësuar në çdo sektor të tregut dhe pothuajse në çdo industri. Ata punojnë për organizata të mëdha, të themeluara dhe për kompanitë në zhvillim. Ata janë të punësuar në vende të tilla si analistë të politikave, analistë të buxhetit, menaxherë dhe konsulentë. Puna e tyre mbulon çdo fushë funksionale në organizatat tw ndryshme qeveritare dhe jo-qeveritare, qeveritë shtetërore dhe lokale dhe firmat private.