- Nutricioni (të ushqyerit)
- Menaxhimi dhe sigurimi i cilësisë së ushqimit
UBT-ë për herë të parë në Kosovë, akrediton programin e studimeve Bachelor në Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji me specializimet përkatëse si: Teknologji ushqimor Nutricioni (të ushqyerit) dhe Menaxhimi dhe sigurimi i cilësisë së ushqimit.
Studentët pas perfundimit të specializimeve përkatëse të këtijë profesioni do të fitojnë njohuri dhe shkathtësi praktike të mjaftueshme për ushtrimin e profesionit.
Në këtë kuader studenti do të jetë i aftë që të:
- Planifikojë dhe organizojë aktivitete të ndryshme brenda industrisë prodhuese dhe përpunuese,
- Kryen operacione teknologjike përgatitore në procesin e përpunimit,
- Kryen operacione teknologjike kryesore në procesin e përpunimit,
- Manipulon dhe mirëmban makinerinë prodhuese, ambalazhon dhe paketon produktet,
- Kryen punë administrative, marketingu dhe shitjeje
- Zbaton e monitoron rregullat e sigurise në punë dhe mbron ambientin në vendin e punës dhe mjedisin rrethues.
- Fitojnë njohuri nga shkencat e të ushqyerit dhe të njëjtat do ti aplikojnë në të ushqyerit e kategorive të veçanta të njerëzve (fëmijë, sportistë, shtatëzëna, lehona, si dhe persona me statuse të ndryshme shëndetësore);
- Aftësohen të dallojnë prodhimet organike industriale dhe prodhimet e modifikuara gjenetike;
- Aftësohen për dizajnimin, inovacionet, implementimin e sistemeve, si dhe marketingun e produkteve me cilësi të veçanta senzorike dhe ambalazhe speciale.