Aktivitetet

  • Konferenca Studimore– studentët e departamentit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë, janë vazhdimosht aktivë dhe së bashku me profesorët e tyre rregullisht prezantojnë punime shkencore të realizuara në departament në fusha të ndryshme që ndërlidhen me programin e studimeve. Departamenti i Shkencave të Ushqimit në vazhdën e përpjekjeve për fuqizimin e komponentës kërkimore-shkencore, synon që gjatë studimeve, njohuritë bazike të fituara nga studentët tanë dhe të tjerët në shkallën Bsc, të fillojnë t’i aplikojnë në mënyrë profesionale, në kuptim të përpilimit dhe realizimit në praktikë të projekteve të ndryshme shkencore, projekte këto të cilat synohet të kenë impakt direkt në sektorin e ushqimit në Kosovë
  • Shkolla Verore– Studentet tan në gjdo vitë marrin pjesë në leksionet e organizuara në puntorit e akademisë verore, dhe në fund secili student aktiv paiset me certifikata për pjesmarrje dhe aktivitete.

 

  • Vizita industriale – Konform korikulës së studimeve të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologji, aplikohen në vazhdimësi vizita studimore në industri prodhuese. në veçanti, këtu vlen të përmendet industria e qumështit, industria e mishit, industria e pijeve alkoolike dhe joalkoolike, industria e përpunimit të drithërave, etj. Si rezultat i kësaj, studentët e Departamentit të Shkencave të Ushqimit kanë mundësi që krahas punës profesionale që bëjnë në kuadër të këtyre kompanive, të marrin pjesë edhe në hulumtime të ndryshme shkencore dhe realizim të projekteve të ndryshme brenda kompanive përkatëse

 

 

  • Panairi i ushqimeve- Është bërë praktikë që departamenti i shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë të organizon panairin e produkteve ushqimore, gjithashtu studentët tanë prezantojn produktet e tyre në panair. Shumë kompani prodhuese  në Kosove marrin pjesë në panairin e organizuar nga deparatamenti i Shkencave të Ushqimit.

 

  • Ligjërata dhe Seminare nga profesorë ndërkombëtar Në gjdo semestër organizohen seminare dhe leksione me karakter shkencor, si në nivel të UBT-se, gjithashtu në fushën e studimeve të ushqimit, gjithashtu praktikë e mire është edhe organizimi i pjesës praktike javore që bëhet me staf nërkombëtar në hapsirat laboratorike.