Asistenca Financiare

  • Mbështetja financiare është një nga politikat strategjike të UBT-së, në mënyrë që të stimulojë studentët dhe rritjen e tyre profesionale. UBT ofron zbritje të çmimit  të studimeve për kandidatet te cilët regjistrohen për herë të parë në UBT për këto kategori
    • Kandidatet të cilët kanë arritur notën mesatare mbi 4.5 nga shkollimi paraprak
    • Kandidatet të cilët janë të punësuar në Doganat e Kosovës, 
    • Kandidatët të cilët janë të punësuar në Policinë e Kosovës
    • Kandidatët të cilët janë te punësuar në institucionet e Republikës së Kosovës
    • Kandidatët të cilët vijnë nga e njëjta familje
    • Studentët që vijnë nga e njëjta familje etj.

 

  • UBT ofron mundësi për të gjithë studentët që pagesat për studime ti bëjnë me këste brenda vitit akademik deri me 12 këste mujore. UBT ofron materialet e nevojshme për studim dhe është e përkushtuar për të siguruar bursa praktika dhe mbështetje financiare në vazhdimësi për studentët

 

Ne grafikun e mëposhtmen janë të dhënat statistikore te shpërndarjes se bursave për studentët te cilët janë regjistruar për herë të parë në UBT dhe kanë pas suksese nga shkollimi paraprak me notë mesatare mbi 4.5 si dhe të kategorive tjera të përcaktuara sipas vendimit për shpalljen e konkursit publik.

UBT për çdo vit akademik për studentët të cilët kanë arritur sukses gjatë studimeve dhe kanë arritur  notën mesatare mbi 9.0 ndanë bursa studimore në vlerë prej10 – 20 %, të njëjtat ndahen solemnisht me rastin e ditës së pavarësisë se Kosovës, studentët ftohen dhe u ndahen bursat për suksesin e treguar gjatë studimeve.

 

Vendimi per çmime studimi dhe Bursa