Programi i studimeve Bachelor në Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT është i lidhur ngushtë me industrinë. Në semestrin 6 përmes lëndës Puna praktike dhe profesionale, studentët me ndihmën e profesorëve njoftohen me industrinë dhe punën praktike. Për këtë janë krijuar partneritete me kompani dhe institucione të ndryshme në fushën profesionale.
Për ndërlidhje më të mirë me industrinë dhe partneritetet me të funksionon edhe Bordi i Industrisë i Fakultetit. Bordi i industrisë përbëhet nga:
Industria e arkitekturës dhe ndërtimit paraqet një treg të mirë për punësim.
Kërkesa e tregut të punës në Kosovë për profesionistët e arkitekturës ka qenë veçanërisht e lartë gjatë viteve të fundit. Bazuar në një studim të kohëve të fundit të kërkesës për arsim të lartë në sektorët e ekonomisë dhe aftësive (EC / LSE, 2015) në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë, teknikët dhe profesionistët e ndërtimit dhe të arkitekturës janë një nga profesionet më dinamike në rritjen e punësimit në Kosovë. Sektori i ndërtimit dhe arkitekturës kap rreth 20 % të aktivitetit ekonomik në Kosovë, dhe në vitet e fundit ka qenë burimi kryesor i rritjes dhe gjenerimit të të ardhurave.