Qëllimet dhe Objektivat

Programi i Fakultetit ka për qëllim të përgatisë arkitektë të aftë për identifikimin dhe analizën e problemeve arkitektonike, hartimin dhe zhvillimin e projekteve arkitektonike dhe shërbim për komunitetin në fushën profesionale duke marrë parasysh edhe çështjet e përgjithshme shoqërore dhe mjedisore.

Programi adreson edhe shkathtësitë për komunikim dhe shkëmbim të informacionit dhe të ideve.

Programi gjithashtu përfshin aspektet inter-disiplinare që ndihmojnë studentët të transferojnë dhe të kontekstualizojnë kompetencat e tyre në fusha dhe në mjedise të ndryshme të punës, duke përfshirë shkathtësitë e punës ekipore dhe individuale.

 

Me përfundimin me sukses të këtij programi studenti duhet të jenë në gjendje të:

  1. Të zotëroj dhe të kuptojë njohuri të avancuara në zhvillimin dhe analizën kritike të projekteve arkitekturore, planifikimin urban dhe ndërveprimin e banimit dhe dizajnit urban.
  2. Përdor njohuri të integruara për të vendosur arkitekturën brenda konteksteve historike, sociale, kulturore dhe ekologjike, duke theksuar arkitekturën e peizazhit dhe përfitimet e bimësisë urbane dhe parqeve.
  3. Të demonstroj njohuri dhe të kuptuarit e një perceptimi koherent të njohurive historike, teorike, kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare të arkitekturës, duke përfshirë trashëgiminë arkitekturore.
  4. Aplikoj teknika, metoda dhe mjete në vlerësimin e aspekteve sociale, ekonomike dhe hapësinore përmes procesit të projektimit dhe planifikimit, duke marrë parasysh aspektet e matematikës, gjeodezisë dhe fizikës së ndërtimit.
  5. Zgjidh probleme komplekse që lidhen me ndërtimin, teknologjinë e ndërtimit dhe inxhinierinë, duke integruar njohuritë nga gjeomekanika dhe mekanika teknike.
  6. Inovoj në krijimin e hapësirave urbane, duke theksuar dizajnet me efikasitet energjetik dhe rolin e akustikës në fizikën e ndërtimit.
  7. Kryej kërkime specifike mbi aftësitë praktike dhe teorike, duke përfshirë eksplorimin e materialeve në arkitekturë, aplikimet kompjuterike në dizajnet arkitekturore dhe dinamikën e menaxhimit mjedisor.
  8. Analizoj të dhënat, proceset ose strukturat për të fituar njohuri mbi parimet, zgjidhjet, strukturat dhe materialet e ndërtimit, duke përdorur mjete nga lëndë të tilla si ekonomia e ndërtimit dhe mekanika teknike.
  9. Ushtroj autonominë dhe merr përgjegjësinë kryesore për komunikimin dhe interpretimin profesional, duke sintetizuar njohuri nga historia e artit, studiot e dizajnit dhe planifikimi rajonal.
  10. Merret me çështjet etike dhe profesionale në arkitekturë, duke u mbështetur nga lëndët mbi etikën, trashëgiminë arkitekturore dhe kontekstin më të gjerë socio-ekonomik të planifikimit urban.