Laboratorët, Qendrat dhe Institutet

Programi bazohet në punën e bërë nga TEMPUS Projektit për Zhvillim të Planprogrameve për Efiçiencën e Energjisë, në të cilin UBT është pjesë e konsorciumit.

Programi ka laborator me të gjitha pajisjet elektrike për bazat elektrike dhe elektronike të kontrollit elektrik, sistemet diellore, turbinat me erë, prodhimin e biomasës, pompën e ngrohjes etj.

Pikat e forta të programit janë të lidhura drejtpërdrejt me parimet që UBT promovon, përkatësisht metodën shkencore, bashkëpunimin ndërkombëtar, orientimin praktik, ndërdisiplinor dhe interaktivitetin. Programi gjithashtu tregon rëndësinë e teknologjisë dhe zhvillimeve teknologjike në biznes dhe zhvillimet ekonomike.

Inxhinieria e Energjisë dhe Menaxhment është program studimi i sistemeve të energjisë dhe shpesh sistemeve efikase të energjisë të lidhura në një farë mënyre që te monitorojnë duke përdorur komponentë të përshtatshëm dhe të kontrolluar me sisteme kompjuterike.