Partnerët & Anëtarësimet

Programet e studimit në Kolegjin UBT janë të krahasueshme me programet e studimit të universiteteve që kanë zbatuar Sistemin e Bolonjës, siç janë ata të Universitetit të Lubljana-s, të Universitetit të Zagreb-it, të Universitetit të Zurich-ut, të Universitetit të Graz-it dhe atij të Vienna-s. Të gjithë programet janë të përshtatur me kërkesat e tregut të punës të Kosovës dhe nevojat vendore për fusha të caktuara të studimeve.
UBT është partner në shumë projekte të TEMPUS dhe ERASMUS+ të financuar nga Komisioni Evropian.
UBT është partner në projektin e ERASMUS+ për zhvillimin e kurrikulave të përbashkëta të Shkencave Politike Evropiane (euroPS). Ky projekt ka për qëllim zbatimin e diplomës së dyfishtë për Shkenca Politike të nivelit Master (120 ECTS).
Kolegji UBT do t’a vazhdojë zbatimin e programit ERASMUS+ edhe për disa vite të ardhshëm çka ndikon për mirë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe procesit të të nxënit, si edhe në zhvillimin profesional të mësimdhënësve akademikë.
Fakulteti i Shkencave Politike ka njëkohësisht bashkëpunim me Universitetin e Varshavës në Poloni (për degën Marrëdhënie Ndërkombëtare) dhe me Universitetin e Salzburgut (Shkenca Politike në Master).
Në bashkëpunim me Universitetin e Varshavës, studentët pajisen me diplomë të dyfishtë të njohur ndërkombëtarisht. Të gjitha informacionet shtesë mund të gjenden edhe në linkun: https://www.ism.uw.edu.pl/en/bilateral-cooperation
Fakulteti i Shkencave Politike ka marrëveshje bashkëpunimi edhe me Institutin Diplomatik të Bullgarisë, Institutin Diplomatik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Shkollën Ndërkombëtare të Studimeve Shoqërore dhe të Biznesit (Celje, Slovenia), etj.
Ky Fakultet është vazhdimisht i interesuar për krijimin e lidhjeve dhe arritjen e marrëveshjeve të reja me institucione të ngjashëm arësimorë akademikë të fushës së politikës çka ndihmon për krijimin e përvojave të reja të dobishme mësimdhënëse dhe kërkimore si për studentët dhe mësimdhënësit.