Kërkime shkencore

Kërkimi shkencor është një prej veprimtarive kryesore të Fakultetit të Shkencave Politike. Në përputhje me parimet themelore të kolegjit UBT, kjo përbën edhe arsyen kryesore që në mësimdhënësit akademikë të këtij fakulteti bëjnë pjesë profesionistë të cilët mund të jenë të aftë si për një proces mësimor bashkëkohor ashtu edhe për të bërë kërkimet shkencorë.

Kërkimi shkencor është politikë themelore përparësore e të gjithë Kolegjit UBT që prej krijimit të tij në vitin 2001.

Suksesi i Kolegjit UBT në fushën kërkimore shfaqet në fusha të tilla si:

 

  • Organizimi i rregullt i Konferencës Shkencore Ndërkombëtare Vjetore të Tetorit përgjatë tetë vjetëve të fundit dhe për të gjithë Fakultetet. Një pjesë e punimeve të këtyre konferencave janë botuar edhe në revista shkencore të mirënjohura të vendeve të tjerë. Vëmendja kryesore e këtyre punimeve shkencorë është e udhërrëfyer nga nevojat dhe interesat konkrete të Kosovës si një shtet i ri i cili është në rrugën e forcimit të institucioneve demokratikë dhe të integrimit Euro-Atlantik;
  • Përzgjedhja, përgatitja dhe udhërrëfimi i studentëve të cilët janë të interesuar për kërkimet shkencore. Rrjedhojë e kësaj pune është mundusimi i organizimit të Konferencës Vjetore të Studentëve me pjesmarrjen e studentëve të cilët paraqisin punime shkencorë të mbështetur edhe nga mësimdhënësit akademikë;
  • Pjesmarrja në hartimin dhe zbatimin e projekteve të larmishëm vendas dhe të huaj;
  • Pjesmarrja në konkurrime të ndryshëm shkencorë;
  • Veprimtaria e gjerë botuese në revista shkencore të huaja të mirënjohura

 

Fakulteti i Shkencave Politike është munduar që t’a rritë numrin e veprimtarive shkencore dhe t’u japë atyre përmasa të reja si:

 

  • Rritja e bashkëpunimit akademik dhe shkencor me universitetet e huaja si rrjedhojë e rritjes së kërkimeve shkencore brenda UBT-së dhe Fakultetit të Shkencave Politike dhe në bashkëpunim në programe të ndryshëm shkencore të universiteteve dhe instituteve të huaja.
  • Shtimi i përhapjes së informacionit shkencor përmes mësimdhënësve akademikë dhe studentëve të shkëlqyer.
  • Përkthimi i librave të rëndësishëm në gjuhën shqipe. Megjithëse kjo veprimtari nuk përbën kërkim shkencor të mirëfilltë, ajo u shërben shumë studentëve duke u krijuar kushte të mire për rritjen e aftësive të tyre kërkimore shkencore.
  • Organizimi i tryezave të rrubullakta të diskutimeve për probleme të ndryshëm teorikë dhe praktikë.
  • Hartimi dhe botimi i librave nga vetë mësimdhënësit akademikë.
  • Fillimi i punës për botimin e ligjëratave të shkruara nga mësimdhënësit akademikë të Fakultetit të Shkencave Politike.