Aktivitetet

RAPORTI I VIZITËS NË UNIVERSITETIN E PERUGJAS, ITALI NGA ANA E FAKULTETIT TË INXHINIERISË SË NDËRTIMIT TË UBT

 Në sajë të vazhdimit të ndërkombetarizimit të UBT dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit me date 8 dhe 9 mars 2018, përfaqësuesi i këtij Fakultetit, Prodekani Visar Krelani, vizitoi njërin ndër Universitet më të vjetra në botë me eksperiencë prej shtatë shekujsh, në Universitetin e Perugjas, ne Itali. Vizita insistoi në krijimin e krijimin e një marreveshje ndërmjet dy Universiteteve me qëllim të shkëmbimit të studentëve, stafit dhe poashtu projekteve të përbashkëta Erasmus.

Vizita e parë u realizua ne departamentin e Energjise ku Prof. Giorgio Baldinelli prezentoi interesat e përbashkëta në këtë fushë ku për shkak të ngjajshmërive të këtij rajoni dhe Kosovës, mund të aplikohen eksperiencat italiane të kësaj fushe në këtë Kosovë. U realizua një vizitë në laboratorin e energjisë, i pajisur me pajisjet më moderne për testimin e materialeve. Prof. Baldinelli poashtu na informoi qe ky laborator prodhon pajisje per universitete te ndryshme ne bashkepunim me Bashkimin Europian. Profesori ne fjale shprehu gatishmërinë që të bashkëpunojë me Fakultetin e Energjisë dhe me projektet europiane të ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve në këtë fushë në Kosovë.

Vizitë e një rëndësie të lartrë për Fakultetin e Inxhinerisë Ndërtimore u realizua në Dëpartamentin e Inxhinerisë së Ndërtimit dhe Ambientit ku u prit nga përgjegjësi i këtij Fakulteti poashtu përgjegjës i hulumtimeve shkencore në këtë fushë Prof. Marco Breccolotti. Prof. Breccolottit u informua për të arriturat e Fakultetit të Inxhinierisë dhe rritjen që ka pasur vitet e fundit dhe interesimin që sa më shumë të kemi bashkëpnume ndërkombëtare cilësore, dhe nje ndër këto bashkëpunime shef partneritet të rëndësishëm edhe Universitetin e Perugjas. Nga ana e tij Prof. Breccolotti shprehu entuziasmin dhe dëshirën që përveq përkrahjes që do të ketë UBT në projektet e përbashkëta europiane poashtu shprehu gatishmërinë për të ligjeruar në Fakultetin tonë.

U vizituan poashtu edhe studentët e doktoratit të cilët shpjeguan temat e hulumtimit me të cilat po merren, një ndër ta takuam edhe Cand. Dr. Alban Kita. Cand. Dr. Kita shpjegoi hulumtimin e tij në monitorimin e aktivitetit sizmik që ndodh në qytetin e Perugjas duke monituar në disa pika më të rëndësishme të kryeqytetit të rajonit të Umbiras, Perugja e njohur për aktivitet sizmike konstante. U vizitua qendra e monitorimit në një ndër kullat më të larta me vlerë historike të rëndësishme për Italinë, i quajtur “Torre degli Sciri”. Cand. Dr. Kita u ftua poashtu që të bëjë një vizitë në Kosovë dhe prezentojë hulumtimet e fundit në këtë fushë, ai shprehu gatishmërinë të ndihmojë studentët kosovarë që mund të vizitojnë Perugjan dhe Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në kuadër të projekteve Erasmus + etj.