Udhëzimet dhe Doracakët

Të nderuar studentë,

 

Studentët të cilët janë në prag të përfundimit të provimeve të tyre dhe të cilët dëshirojnë të fillojnë me procesin e punimit të diplomës, luten të kenë parasysh hapat në vijim:
  • Studenti fillimisht paraqet kërkesën për temë të masterit. Studenti propozon temën, në rast se studenti nuk ka ende një temë të caktuar, ateherë kjo mund të bëhet me ndihmën e fakultetit. Kërkesa duhet të përmbajë lëndën e studimit, qëllimin, metodat e punës dhe hipotezat fillestare se ku synohet të arrihet.
  • Kërkesa e studentit kalon në këshillin e fakultetit, i cili cakton komisionet përkatëse për aprovim, vlerësim dhe për mbrojtjen finale të temës së diplomës.
  • Në momentin e aprovimit të temës, komisioni cakton mentorin e temës, i cili miratohet apo jo nga këshilli i fakultetit.

Për detaje më të hollësishme rreth hapave të cilët duhet të ndjeken gjatë procesit të diplomimit, ju lutem gjeni të bashkëngjitur Udhezuesin per temat e diplomave Master.

Për të gjitha pyetjet që keni ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.

Gjithë të mirat,
Artan Tahiri