Transkriptat & vërtetimet

Pasqyra e notave

Pasqyra e notave është një dokument zyrtar, është një deklaratë e performancës tuaj akademike të studimit në UBT. Ajo konfirmon që ju jeni apo keni qenë një student i regjistruar në UBT dhe përfshin informacionin e mëposhtëm:

 

  • Të dhënat e juaja personale, programin e studimit, kualifikimin dhe rezultatin e arritur për secilën lëndë sipas planprogramit studimor, së bashku me notat dhe kreditë e arritura.
  • Pasqyra e notave lëshohet 5 ditë nga data e paraqitjes së kërkesës, e njëjta lëshohet një herë në semestër pa pasur nevojë të bëhet pagesë shtesë.
  • Për studentët të cilët kanë përfunduar studimet, shërbimet për dokumente, në këtë rast edhe pasqyrën e notave, duhet të bëjnë pagesë sipas rregullores së UBT-së.
  • Për përdorim zyrat të këtij dokumenti, duhet firmosja dhe nënshkrimi nga personat e autorizuar nga UBT, pjesë e Zyrës për Çështje Sudentore.

 

Vërtetimi

Vërtetimi është një dokument, përmes të cilit ju mund të konfirmoni statusin tuaj si student aktual. Në vërtetim të statusit të studentit do të paraqiten vetëm informacionet e juaja të deklaruara gjatë procesit të regjistrimit dhe të arkivuara në sistemin për menaxhimin e të dhënave për studentë.

Informacioni standard përfshin:

  • Emri, mbiemri
  • ID e studentit
  • Data dhe vendi i lindjes
  • Programi studimor dhe data e regjistrimit
  • Kohëzgjatja e studimeve

Për t’u pajisur me vërtetimin mbi statusin tuaj, duhet të parashtroni kërkesën dhe të specifikoni qëllimin e përdorimit te tij.
Për përdorim zyrat të këtij dokumenti duhet firmosja dhe nënshkrimi nga personat e autorizuar nga UBT, pjesë e Zyrës për Çështje Studentore.