Studentët

Programi i studimit është i hapur dhe i gatshëm të pranojë në gjirin e tij studentët që kanë përfunduar Maturën Kombëtare. Kandidati do të jetë i pranueshëm për pranim nëse ai/ajo plotëson kërkesat minimale të pranimit të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Sistemet e menaxhimit me mekatronikë janë të gjitha rreth nesh dhe gjejnë zbatim në çdo sektor të shoqërisë, duke filluar nga fabrikat, makinat, ndërtesat, etj. Prandaj, studimi i Menaxhimit të Mekatronikës është shume interesant. Për më tepër trajnimi i brezave të ardhshëm të inxhinierëve dhe dhënia e një grupi gjithëpërfshirës aftësish është shumë e rëndësishme për sistemet mekatronike dhe për shoqërinë.

Studentëve u ofrohet e drejta të shkojnë në programin e praktikës edhe në bashkëpunim me sektorin e industrisë, si për shembull në Korporatën Energjetike të Kosovës j.s.c (KEK), Operatorët e Sistemit dhe Tregut j.s.c (KOSTT) ose sektorë të tjerë të lidhur me sektorin e energjisë.

Duke pranuar se inxhinierët e sotëm duhet të jenë në gjendje të zgjidhin probleme praktike të ndërlikuara dhe shumë të përqendruara, ashtu si ato fusha të specializuara të Inxhinierisë, UBT po ofron këtë program studimi. Misioni ynë është të kontribuojmë në studimin e fushën e Menaxhimit të Mekatronikës, bazuar në programet dhe përvojën evropiane dhe amerikane.