Shërbimet Studentore

Në zyrën për shërbimin për studentë mund të kërkoni dhe kryeni këto shërbime:

  • Paraqitja e kërkesës për regjistrim;
  • Dorëzimi i dokumentacioneve për plotësimin e dosjes personale;
  • Nënshkrimi i kontratës për studim;
  • Paraqitja e kërkesës për marrjen e vërtetimit që jeni student i rregullt i UBT-së;
  • Marrja e vërtetimit që jeni student i rregullt i UBT-së;
  • Informimi për orarin e mësimit;
  • Informimi për ndërrimin eventual të orarit të mësimit;
  • Informimi për orarin e provimeve;
  • Informimi për ndërrimin eventual të orarit të provimit;
  • Paraqitja e provimit;
  • Informimi për rezultatet e provimeve;
  • Paraqitja e kërkesës për marrjen e certifikatës së notave;
  • Harmonizimi i numrit të kredive sipas lëndëve dhe konvertimi i notave në përqindje dhe anasjelltas;
  • Marrja e certifikatës së notave;
  • Paraqitja e kërkesave të ndryshme të parapara në kontratë të studimit;
  • Shikimi në dosjen personale.

 

Si mund t’i drejtohesh zyrës për shërbimin e studentëve?

  • Në mënyrë të drejtpërdrejtë në Zyrën për Shërbimin e Studentëve, ku merret formulari përkatës, e plotësoni atë dhe e paraqitni shkurtimisht qëllimin e kërkesës së juaj, ose
  • Nëpërmjet internetit, varësisht nga natyra e shërbimit dhe urgjenca.

Kur mund t’i drejtohesh zyrës për shërbimin e studentëve?

  • Në çdo kohë brenda orarit të punës, prej orës 09:00 deri në ora 17:30;
  • Për kërkesat që kërkojnë përgjigje administrative, përgjigjen mund ta merrni brenda ditës, ndërsa për kërkesat që kërkojnë përgjigje profesionale ose vendim nga organet përkatëse të UBT-së, kërkesa duhet të paraqitet së paku 48 orë para kohës që juve ju duhet ta keni në disponim përgjigjen ose dokumentin përkatës.