Të drejtën e konkurrimit dhe të regjistrimit në studimet themelore (Bachelor) e kanë të gjithë kandidatët, të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin kombëtar të maturës.
Studentët të cilët aplikojnë në studime themelore, i bashkëngjisin aplikacionit:
- Certifikatën e maturës shtetërore – origjinale ose kopje të noterizuar;
- Diplomën e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar;
- Dëftesat e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar;
- Ekstrakti i lindjes.