Udhëzimet e Aplikimit

Për t’u pranuar në UBT, aplikantët e interesuar ndërkombëtarë kanë mundësi të aplikojnë drejtpërsëdrejti, përmes postës ose nëpërmjet sistemit të aplikimit online. Dokumentet për pranim (të kopjuar ose skanuar) janë si vijon:

– Kopja e pasaportës

– Kopja e transkriptës

– Kopje e dëshmisë së aftësive së së gjuhës angleze

– Formulari i aplikimit

– Një faqe deklaratë e qëllimit të studimit

– Letër rekomandimi nga një rekomandues i cili është akademikisht i lidhur me studentin

 

Të gjitha dokumentet duhet të jenë të fotokopjuara/ skanuara me ngjyra dhe në gjuhën angleze, të cilat duhet të dorëzohen 3 muaj para fillimit të vitit akademik.

Nëse është e nevojshme, UBT mund t’i dërgojë nxënësit një letër ftese që do t’i ndihmojë atyre me aplikimin për vizë.