Programi ka për qëllim t’u përgjigjet nevojave themelore të një sektori privat në zhvillim në Kosovë. Ekonomia e Kosovës është e vogël për individë të aftë dhe të kualifikuar, që do të plotësojnë dhe dretojnë procesin e zhvillimit të sektorit privat. Përderisa ka shumë institucione të sektorit publik dhe privat që ofrojnë programe të ngjashme në përmbajtje, fokusi është në aftësitë, fushat, metodologjinë e dorëzimit dhe qasjen e programit që duhet të bëjnë, si eksperienca të reja, ashtu edhe të dobishme për studentët.
Filozofia, metodologjia dhe struktura e programit është zhvilluar në kontekstin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit, Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe Planit për Zhvillimin Ekonomik Kombëtar. Informacioni në lidhje me përmbajtjen, specializimin, metodologjinë dhe grupin, ka lindur duke konsideruar Programin e Zhvillimit të Sektorit Privat. Konsultimi me studentët aktualë ka qenë një input i rëndësishëm.
Komisioni i Studimit gjithashtu ka marrë në konsideratë të madhe pikëpamjen e biznesit kosovar dhe studimet e pikëpamjes së punësimit, ku bizneset ekzistuese dhe punëtorët kanë dhënë ide se ku duhet të jetë orientimi i ardhshëm i programeve të edukimit, gjithashtu kanë dhënë edhe inpute të rëndësishme lidhur me llojet e aftësive të cilat i nevojiten studentit për të korrur sukses në biznesin dhe ekonominë bashkëkohore.
Politikat e UBT-së, në përgjithësi, dhe të fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, i konsiderojnë praktikat e punës dhe zbatimin praktik si një aspekt të rëndësishëm dhe një pjesë shtesë për procesin e të mësuarit teorik (kurrikular). Këto praktika u mundësojnë studentëve t’i zbatojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë programit të tyre. Ne kemi nënshkruar Memorandume të Mirëkuptimit me partnerë të ndryshëm dhe ne ofrojme mbështetje profesionale për studentët tanë, në mënyrë që ata të përfitojnë nga puna praktike. Përveç shfrytëzimit të Memorandumeve të Mirëkuptimit (MOU) dhe krijimit të mundësive për internship, ne i inkurajojmë të gjithë studentët për të hulumtuar për mundësitë për praktikë në organizata ndërkombëtare, ku ata mund të fitojnë, ndajnë dhe krahasojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre.