Programi i studimit është i hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të huajt pa asnjë dallim, pasi posedimi i diplomës së shkollës së mesme ose shkollës ekuivalente (Niveli 3A sipas Standardeve Ndërkombëtare për Klasifikimin e Arsimit – ISCED) i mundëson kandidatit të plotësojë kërkesat e regjistrimit në universitet. Gjithashtu, programi është i hapur për transferimin e studentëve nga universitete të ndryshme vendase apo të huaja, për t’u siguruar që ata të jenë të licencuar dhe akredituar nga institucionet përkatëse.
Rekrutimi i kandidatëve bëhet sipas procedurave të pranuara zyrtarisht në nivel institucioni dhe në përputhje me dispozitat e Statutit dhe Ligjit për Arsimin e Lartë.
Kandidatët e interesuar plotësojnë aplikimin për regjistrim duke i bashkangjitur dokumentet e nevojshme dhe dorëzuar në Zyrën e Shërbimit Studentor. Dokumentet e nevojshme gjatë aplikimit janë:
Kandidati mund të aplikojë edhe përmes emailit: info@ubt-uni.net.
Aplikimet shqyrtohen një nga një brenda kornizës kohore të caktuar për të gjithë studentët për të rritur drejtësinë e procedurës së pranimit dhe për të mundësuar identifikimin e nevojave të veçanta të studentëve të ardhshëm.
Rregullore për regjistrimin e studenteve