E drejta e konkurrimit
Në Kolegjin UBT mund të konkurrojnë:
- Të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të huaj që kanë diplomën e shkollës së mesme ose të një shkolle të barasvlershme me të (të nivelit 3A sipas Standardeve Ndërkombëtare të Klasifikimi të Arsimit – ISCED) që i mundëson kandidatit plotësimin e kushteve për regjistrim në universitet;
- Studentë të transferuar nga universitete tjera të vendit apo të huaja, të licencuara dhe të akredituara.
- Shërbimet për studime në UBT janë me pagesë (tarifa e shkollimit). Vlera e kësaj pagese për çdo kurs studimi në çdo vit akademik vendoset nga Rektori, pas marrjes së mendimit nga Këshilli Drejtues.
- Për kategori të veçanta studentësh (studentët e shkëlqyer etj.), UBT mund të japë edhe bursa studimi. Kriteret për dhënien e bursave i vendos Këshilli Drejtues (Rektorati).
Dokumentet e nevojshme
- Fletëkërkesa për regjistrim (Aplikacioni) e cila merret në Zyrën për Shërbimin e Studentëve (ZSHS);
- Diploma/Certifikata për kryerjen e shkollës së mesme
- Dëftesat e shkollës së mesme;
- Ekstrakti e lindjes,
- Dy fotografi
- Autobiografia (CV) për studentët që punojnë.
Mënyra e konkurrimit
- Kandidati i interesuar e plotëson kërkesën për regjistrim duke ia bashkangjitur dokumentet e nevojshme dhe i dorëzon në Zyrën për Shërbimin e Studentëve;
Kandidati mund të konkurrojë edhe përmes adresës elektronike: info@ubt-uni.net