Studentët dhe Publikime

Kurrikula e programit MBE është e përshtatshme për studentët e rinj të diplomuar me diploma në fusha të ndryshme, për profesionistët me përvojë të cilët kërkojnë të avancojnë aftësitë e tyre dhe të kuptojnë çështjet e menaxhmentit, profesionistë me përvojë të menaxhimit që kërkojnë të avancojnë aftësitë e tyre në menaxhimin e bizneseve, dhe profesionistë nga shumë fusha të tjera që synojnë një ndryshim në karrierë. Programi është fokusuar në drejtim të studentëve/profesionistëve nga industritë e mëposhtme: Banka dhe Financa, Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun, Inxhinieri, Shitje me pakicë, Prodhimtari, Sektori publik dhe jofitimprurës, IT/Telekom dhe konsulencë.

 

Studentët të cilët kanë diplomuar nga programi kanë themeluar bizneset e tyre personale, kanë marrë pozita të reja në sektorin privat apo publik, apo kanë përparuar në menaxhimin e firmave më të mëdha të sektorit privat.

 

Të diplomuarit operojnë më së miri në prodhimtari dhe industritë shërbyese. Njohuritë të cilat ata i kanë fituar janë përputhur me kërkesat e menaxhimit të nivelit të lartë menaxherial në të dy sektorët, ato private dhe publike.

 

Bazuar në të dhënat e hulumtimit vjetor të alumnit të UBT-së, shumica e studentëve operojnë dhe punojnë në fushat në vijim:

  • Kanë themeluar bizneset e tyre personale;
  • Kanë vazhduar në ngritjen e biznesit familjar;
  • Kanë marrë funksione menaxheriale në NVM;
  • Kanë marrë pozita si konsulentë në fusha të ndryshme;
  • Kanë marrë pozita si hulumtues apo ekzekutivë në sektorin publik;
  • Sektorin bankar dhe të sigurimit;
  • Kanë vazhduar me zhvillim të mëtutjeshëm me doktoraturë në universitet tjera ndërkombëtare.

Disa dokumente te rendesishme për studentët dhe profesorët.

 

Raporti i vlerësimit të studentëve për stafin për Semestrin Dimëror 2022/2023:

 

Orari i ligjëratave:

 

Orari i provimeve:

 

Raporte dhe Strategjia e Fakultetit të MBE -së: