Kërkime shkencore

Qendra për Hulumtim në Shkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri

Plani Strategjik i UBT-së ka për qëllim ti përgjigjet në mënyrë sa më efiksase dhe dobiprurëse dhe ti përshtatet sa më mirë ndryshimeve të vazhdueshme në fushën e Hulumtimit. Përvec kësaj, ajo mbart në vetvete një platformë e cila është e lidhur ngushtësisht me nismat dhe pjesëmarrjen aktive në veprimtari hulumtuese shumëpërmasore dhe të karakterit ndërkombëtar.

 

Qëllimet kryesore të Planit Hulumtues janë si mëposhtë:

  • Të rrisin dhe zhvillojnë kapacitetet dhe shfrytëzojë për të sjellë risi dhe inovacion
  • Të nxis dhe hulumtimin në nivel ndërkombëtar në mënyrë që të jetë sa më konkurues në përmbajtje dhe në aspektin e dijes
  • Të zhvillojë dhe ti jap hov ekselencës përmes kryerjes së investimeve të përzgjedhura në fushat e reja të hulumtimit
  • Të lehtësojë bashkëpunimin përtej kufijëve disiplinar dhe atyre institucional
  • Të rekrutojë dhe të zhvillojë nga pikëpamja profesionale, student, individë të cilët shprehin vullnetin për të ndërmarrë nisma me karakter hulumtues dhe së fundmi të jap kontribut në fakultetet përkatëse
  • Të inkurajojë një komunikim sa më efikas dhe të shpërndajë përfundimet e studimit dhe hulumtimit përkatës
  • Të shfrytëzojë në mënyrë sa më efikase përfundimet e hulumtimit dhe burimet e dijes
  • Të njoh dhe të përdorë në mënyrën e duhur ajkën e inteligjencës së njerëzve me diapazon shkencor
  • Të përfshijë dhë të harmonizojë të gjitha komunitetet me njëra-tjetrën në mënyrë që të vihen në shërbim të shoqërisë