Programi ka qasje në infrastrukturë moderne të pajisur me pajisje bashkëkohore të cilat ndihmojnë studentët e programit MBE në përgatitjen e tyre profesionale. Gjithashtu, studentët kanë qasje në teknologjitë, softuerët dhe veglat e fundit që gjejnë zbatim në fushën e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë.
Numri i vendeve në sallat e ligjëratave, seminareve dhe laboratorëve është i kënaqshëm dhe i mjaftueshëm në lidhje me nevojat e programit studimor. Zakonisht laboratorët kanë nga 20 deri 30 vende. Grupi i ligjëratave mund të kenë 50 – 60 studentë për fakultetin e MBE. Në mënyrë tipike, madhësia e leksionit ndahet në gjysmë për ushtrime praktike për të siguruar bashkëveprim adekuat.
Menaxhmenti i UBT-së ndjek nevojat për hapësirat adekuate, inventarët, hapësirat për mësimdhënie dhe mësim, shërbimet kompjuterike, softuerët, bibliotekat dhe hapësirat e leximit në çdo kampus lidhur me aktivitetet e kurrikulës dhe programit mësimor. Në kuadër të Fakultetit MBE, aplikohen softuerë nga paketa e Microsoft Office, SAP (licencat e autorizuara), softueri i kontabilitetit, SPSS, Stata etj. Ato janë në dispozicion në ambientet e UBT.
Biblioteka e UBT -së përbëhet nga dy zona të caktuara, zona për ruajtjen e librave dhe hapësira për lexim. Kjo ndarje mundëson ofrimin e një shërbimi më efikas, mundësi për qasje në libra, dhe në të njëjtën kohë, qetësi e nevojshme dhe e mjaftueshme në sallën e leximit. Biblioteka e tanishme fizike përmban mbi 250,000 libra të shtypura, një nga bibliotekat më të mëdha në rajon, si dhe e-librat e saj dhe bazat e të dhënave nga botues të ndryshëm. Studentët e UBT-së kanë akses në e-Biblioteka të ndryshme digjitale, si: BIONE, EBSCO HOST, FMN, Revistat e Cambridge dhe JSTOR.
Qendrat e Kërkimit ose ekselencës janë hapësirat organizative ku aktivitetet kërkimore mbështeten dhe koordinohen jo vetëm në një departament, por në një nivel ndërdikasterial.
1 | Business Incubator |
2 | Center of Research for Economics and Strategy |
3 | Health Sciences Research Center |
4 | Energy Engineering Research Center |
5 | Research Center for Architecture and Civil Engineering |
6 | Research Center for Law and Justice |
7 | Center for Global and European Studies |
8 | Media and Communication Sciences Research Center |