Emri i institucionit |
| ||
Fakulteti/Departamenti |
| ||
Kampusi kryesor dhe deget | Kampusi kryesor. Prishtinë | ||
Emri i programit të studimit | MSc Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri | ||
Akreditimi/Akreditimi | Riakreditimi | ||
NQF Niveli i kualifikimit | NQF Level 7 | ||
Diploma Akademike | Master për Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri | ||
ECTS | 120 | ||
Profili i programit (specializimi) | · Inxhinieri e Sistemeve Softuerike · Programimi në Ueb · Sistemet e Bazave të të Dhënave · Inxhinieria e Komunikimit · Shkenca e të Dhënave · Informatika Mjekësore | ||
Kodi Erasmus | 11.3 Shkenca Kompjuterike, Informatikë | ||
Lloji Studimit | Me kohë të plotë | ||
Numri i studenteve | 100 | ||
Minimumi I kohezgjatjes te studimeve | 2 vite |
Plani Strategjik i Kërkimeve udhëzon UBT-në për t’iu përgjigjur efektivisht mjedisit në ndryshim në mundësitë e hulumtimit dhe ofron një platformë për pjesëmarrje në iniciativat ndërkombëtare të lidhura me hulumtimet.
Plani i hulumtimit të programit është i lidhur kryesisht me temën dhe me aspekte të strategjisë institucionale të kërkimit, të tilla si Teknologjia e Informacionit, etj.
UBT kryen kërkime në të gjitha aspektet e teknologjisë së informacionit: harduerë dhe softuerë, komponentët dhe sistemet.
Duhet theksuar se temat e hulumtimit të programit përfshijnë në vete: sistemet e TI-së, analizat e të dhënave, modelimin dhe simulimin, softuerin dhe programimin, sistemet dhe sigurinë e të dhënave, telekomunikimet, informatika e cila është e ndërlidhur me lëmin e shëndetësisë dhe të sigurisë kibernetike.
Kontributet më të fundit të hulumtimit të stafit janë organizuar përmes Konferencës Vjetore Ndërkombëtare të UBT-së për Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri. Përveç kësaj, ekzistojnë dy qendra që veprojnë si pjesë e Departamentit të CSE: Qendra UBT për Modelim dhe Simulim dhe Qendra UBT për Sigurinë e të Dhënave dhe Privatësinë.
Temat kryesore të hulumtimit si pjesë e strategjisë kërkimore janë:
- Të Dhënat Kryesore;
- Inteligjenca e Biznesit dhe Menaxhimi i Njohurive;
- Cloud Computing dhe Teknologjitë Mobile;
- Grumbullimi dhe “Grid Computing” (mbledhja ose grumbullimi i burimeve kompjuterike nga vende të shumta për të arritur një qëllim të përbashkët);
- Lojëra celulare/telefonike, aplikacionet e Ueb-it;
- Përsosmëri në lidhje me kujdesin ndaj klientit;
- Shërbimet elektronike, e-Health (përdorimi i teknologjisë në shërbimet e shëndetit), e-Qeverisja;
- Inxhinieria e Edukimit, E-Learning (të mësuarit nëpërmjet përdorimit të tekonologjisë), Të mësuarit e përjetshëm;
- E-Health (Përkujdesja Shëndetësore nëpërmjet përdorimit të teknologjisë), E-Services (Shërbimet të cilat kryhen me anë të ndihmës së teknologjisë) dhe Strategjia Konkurruese;
- Sistemet e Krijuara;
- Inxhinieri dhe Rrjetet;
- Qeverisja dhe Menaxhimi i IS;
- Sigurimi i Sistemeve të Informacionit;
- Bashkëpunimi i gjallë dhe virtual (pamor);
- Teknologjitë me valë, rrjetet celulare, brezat e ardhshëm;
- Networks, Sensor and Mesh Networks;
- Zgjidhjet e prodhuara prej RFID;
- Modelimi dhe simulimi;
- Modelimi për aplikime të kontrollit dhe aplikacionet në kohë reale;
- Aplikimi ose vënia në zbatim e sistemit TIK në sektorin publik;
- Inteligjenca Artificiale, Robotika, Sistemet Multi-Agent, (Një sistem multi-agjent është një sistem i kompjuterizuar i përbërë nga agjentë inteligjentë të ndërveprimit të shumëfishtë);
- Informacion Inteligjent mbi Rrjetet;
- Teknologjitë e “Semantic Ueb”;
- Informatika me karakter social dhe Bashkëpunimi;
- Rrjetet sociale dhe vendndodhja;
- Telemjekësia.