Menaxhimi i Cilësisë

Menaxhimi i Cilesise

 

UBT i kushton vëmendje dhe rëndësi të vecantë aspektit të Sigurimit dhe Performancën e Cilësisë (“Rrethi i Cilësisë”).

 

Themelimi i Zyrës për Sigurimin e Cilësisë dhe Performace (OQA) brenda UBT ka dëshmuar dhe ka lehtësuar procesin e përfshirjes të të gjitha grupeve të tjera, si dhe në ndjekjen e një përmirësimi të vazhdueshëm të cilësisë. Zyra për Sigurimin e Cilësisë dhe Performancën ka tabelën e saj organizative, e cila përcakton funksionet e të gjithë stafit në procesin e sigurimit të cilësisë. Zyra për Sigurimin e Cilësisë dhe performances, harton një plan vjetor të zhvillimit, në të cilin parashikon indikatorët dhe kriteret për sigurimin e cilësisë. OQA obligon që deri në fund të çdo viti të lëshojë një raport vlerësimi për tërë vitin kalendarik. Masat e parashikuara nga raporti shqyrtohen nga Komisioni për Sigurimin e Cilësisë i cili më pas merr vendim për zbatimin e tyre në praktikë.

 

UBT gjithashtu ka hartuar dhe krijuar një sistem modern të sigurimit të cilësisë, i cili është certifikuar në përputhje me kriteret e standardeve të sigurimit të cilësisë të ISO 9001: 2000. Ky sistem vlerësohet nga ekspertë të jashtëm dhe nga një institucion i akredituar evropian dhe ndërkombëtar.

 

Rrethi i cilësisë përfshin proceset kryesore, proceset e menaxhimit dhe proceset mbështetëse. Parimi themelor i strategjisë së UBT për sigurimin e cilësisë bazohet në standardet evropiane dhe udhëzimet për sigurimin e cilësisë. Këto mund të përmblidhen në fushat e identifikuara në Udhëzimet Standarde Evropiane për Sigurimin e Brendshëm të Cilësisë brenda institucioneve të Arsimit të Lartë: (1) politikat dhe procedurat për sigurimin e cilësisë, (2) miratimin, mbikqyrjen dhe rishikimin në mënyrë periodike të programeve, (3) vlerësimin e studentëve , (4) burimet e mësimit dhe mbështetja e studentëve, (5) sigurimi i cilësisë së stafit mësimor, (6) sistemet e informacionit dhe (7) aspekte të cilat janë të lidhura me informimin publik.

Objektivi kryesor në punën e sigurimit të cilësisë në UBT është përmirësimi i vazhdueshëm i rritjes së transparencës ndaj të gjithë aktorëve të UBT si dhe përfshirja e tyre në procesin e sigurimit të cilësisë.Kjo ruajtje e vazhdueshme e cilësisë dhe zhvillimi i saj bëhet përmes pjesëmarrjes së vazhdueshme në forume ndërkombëtare, me organe të tilla që janë pëgjegjësë për ruajtjen e cilësisë si EOQ, ENQA etc.

 


Instrumentet e Sigurimit të Cilësisë

 

Në pajtim me rregulloren për avancimin e akademikëve dhe sigurimin e cilësisë dhe gjithashtu siç përshkruhet në planin vjetor të Zyrës për Sigurimin e Cilësisë dhe Performace, instrumentet e vlerësimit në institucion janë të prezantuara të gjitha palët e interesit, duke filluar nga studentët, stafi akademik, stafi administrativ, alumni dhe partnerët industrialë. Këto instrumente përbëhen nga pyetësorë të hartuar në mënyrë të vecantë për secilin grup përkatës të aktorëve. Këto pyetësorë përgatiten dhe miratohen nga Komiteti për Sigurimin e Cilësisë në një mbledhje të veçantë. Vlerësimet në institucion parashikohen të kryhen në baza të rregullta (për semestër, në vit akademik).

Llojet e vlerësimeve të brendshme dhe të jashtme:

  • Raportet e ekzaminuesve të jashtëm
  • Raportet e personelit të brendshëm dhe të jashtëm të sigurimit të cilësisë
  • Raportet e vlerësimit nga agjencitë financuese
  • Reagime, si formale dhe joformale, nga partnerët e industrisë dhe të tjerët
  • Feedback dhe opinione nga studentët, stafi akademik dhe administrativ, të diplomuarit
  • Komente të bordeve të kursit
  • Raportet e auditit të brendshëm
  • Departamenti dhe Takimet nepër Shkolla

Në këtë drejtim UBT ka krijuar avancimin e sistemit të vlerësimit elektronik për studentët (reagimet online).

Procedurat e Sigurimit të Cilësisë

UBT mund të konsiderohet si lider në zbatimin dhe promovimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë. Aspektet kryesore që ndikojnë në këtë aspekt janë si më poshtë:

  • Puna në sigurimin e vazhdueshëm të cilësisë në institucion është i orientuar drejt procesit (i orientuar drejt procesit).
  • Certifikuar nga ISO 9001 nga institucionet ndërkombëtare të respektuara
  • Funksionimi i Zyrës për Sigurimin e Cilësisë
  • Përfshirja e të gjithë aktorëve
  • Përgatitja dhe zhvillimi i dokumenteve dhe rregulloreve për sigurimin e cilësisë
  • Përfshirja e ekspertëve të jashtëm ndërkombëtar në procesin e sigurimit të cilësisë dhe në vetëvlerësim
  • Partneritet dhe Bashkëpunimi me zyrat për sigurimin e cilësisë nga universitetet partnere
  • Nxitësi dhe përkrahësi kryesor për zbatimin e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare të cilësisë në Kosovë.

 

Përpjekjet në kuadër të përmirësimit dhe ruajtjes së cilësisë përbëjnë një sfidë të vazhdueshme të UBT-së. Sistemi ndihmon në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë (sipas Deming Circle). Çdo rezultat i vlerësimit është transformuar në strategjinë për përmirësim. Çdo GQA mbledh vlerësime dhe të dhëna në secilin fakultet, të cilat pastaj konsiderohen në një mbledhje të veçantë ku bëhen rekomandime për përmirësim. Këto vlerësime dhe rekomandime dërgohen për shqyrtim në Komision nëpërmjet Zyrës për Sigurimin e Cilësisë për vendimmarrje dhe zbatim. (Gjeni bashkangjitur Udhëzimin Administrativ).

Zyra për sigurimin e cilësisë është e orientuar drejt parimeve themelore të Standarteve  të Bashkimit Evropian për Arsimin e Lartë dhe planet e saj bazohen në Ligjin për Arsimin e Lartë në Kosovë dhe në Strategjinë për Arsimin e Lartë në Kosovë. OQA përpiqet të vlerësojë çdo proces të universitetit dhe këtë vlerësim të përdoret me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe performancës së institucionit.

Pjesëmarrja në forume ndërkombëtare për sigurimin e cilësisë (EOQ, ENQA, etj.), Rritja e bashkëpunimit ndëruniversitar për sigurimin e cilësisë dhe shkëmbimi me universitetet partnere ka mundësuar përfshirjen e tendencave dhe kulturën evropiane të cilësisë brenda UBT.


MENAXHIMI I CILËSISË

 

UBT ka krijuar një system të integruar të menaxhimit të cilësisë i cili është në funksion të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në institucion. Është krijuar një ambient ku angazhimi i gjithë stafit të UBT-së dhe partnerëve të tij të industrisë, në funksion të mbështetjes së operacioneve të cilësisë së lartë, manifestojnë kulturën për cilësi e cila tashmë është e kultivuar në mesin e tyre.

UBT është i përkushtuar të sigurojë një spirit të cilësisë në të gjitha aktivitetet e tij dhe të ingranoj një kulturë të përmirësimit të vazhdueshëm në ofrimin e shërbimeve për studentët dhe komunitetin e gjerë. Procedurat e sigurimit të cilësisë dhe iniciativat e përmirësimit bazohen në analizën e informacionit, të dhënave dhe raporteve të marra përmes një procesi të strukturuar të vlerësimit, monitorimit dhe reagimeve nga palët e interest, të brendshme dhe të jashtme.

Ky sistem i integruar dhe menaxhimi i cilësisë i orientuar në proces, në UBT implementohet për të siguruar cilësi dhe përformancë më të lartë në institucion, duke u bazuar në zhvillim të vazhdueshëm dhe avancimin dhe integrimin e instrumenteve të cilësisë dhe përditësimin e indikatorëve të cilësisë në një sistem gjithpërfshirës të menaxhimit të cilësisë dhe kulturës së stafit për përfshirje në cilësi.  Sistemi i integruar i menaxhimit të cilësisë ndihmon në mirëmbajtjen dhe zhvillimin cilësor të operacioneve, ku përmes matjeve të indikatorëve të performancës dhe metodave të përdorura sigurohet për progresin drejt objektivave të caktuara.

Menaxhimi i cilësisë përmes mekanizmave të tij ndihmon për të arritur dhe mbajtur një nivel të dëshiruar të cilësisë brenda institucionit. Menaxhimi i cilësisë në UBT siguron suksesin e tij në veprimtaritë themelore universitare, si mësimdhënia, kërkimi dhe zhvillimi, inovacionet, fushat ndërdisiplinare, si dhe shërbimet në komunitet dhe zhvillon vazhdimisht cilësinë e tyre.

Kultura e Cilësisë që është krijuar si atmosferë në gjithë stafin e UBT-së manifeston përkushtimin e lartë të stafit për të zbatuar politikat e institucionit që cilësia të jetë udhërrëfyes në zhvillimin e gjitha aktiviteteve në universitet.

 

 


POLITIKAT E CILËSISË

 

Zhvillimi i vazhdueshëm i cilësisë në UBT, mbështetë vizionin e saj që ne vazhdimësi të mbetet vendin që i takon – lider i arsimit në regjion. Diversiteti i programeve dhe specializimeve në fusha të ndryshme, programet interdisiplinare të ofruara, arsimim në të gjitha nivelet e kualifikimit, mediat e saj, sporti dhe bashkëpunimi me industrinë janë disa nga veprimtaritë që përbëjnë ekosistemin në ndërtim të UBT-së. Të gjitha këto mbështeten nga politikat e cilësisë në UBT, të cilat bazohen në zhvillimin e vazhdueshëm, zgjerimin dhe integrimin e instrumenteve të cilësisë në një sistem të vetëm e gjithëpërfshirës të menaxhimit të cilësisë dhe një kulturë të përgjithshme të cilësisë, të rrënjosur në gjitha nivelet e UBT-së dhe të praktikuar nga gjithë stafi.
Gjithashtu, UBT merr përsipër sfidën shoqërore të të mësuarit gjatë gjithë jetës (LLL) duke ofruar studime akademike cilësore dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional. Në fushën e kërkimit, fokusi kryesor i UBT -së është kërkimi i bazuar në praktikë, në bashkëpunim me partnerët nga biznesi, me ata shkencorë, si dhe institucione publike brenda dhe jashtë vendit.
Politika e zhvillimit të vazhdueshëm të cilësisë bazohet në shtyllën kryesore të këtyre politikave, e që është zhvillimi i sistemit të integruar, i orientuar drejt procesit dhe të menaxhimit të cilësisë, së bashku me një kulturë të cilësisë në tërë institucionin.

 

Zbatimi i kësaj politike arrinë të siguroj që:

– Komponentët e lidhur me cilësinë janë një pjesë integrale e të gjitha procedurave kryesore të planifikimit dhe rishikimit të planit për zhvillimin e cilësisë në institucion;
– Të aplikohet politika e përmirësimit të vazhdueshëm në të gjitha komponentet e sistemit të menaxhimit të cilësisë

– Aktivitetet e lidhura me cilësinë të koordinohen në të gjithë Institucionin dhe ka përgjegjësi specifike të cilësisë brenda tij;

– Të ekzistoj pajtueshmëria me legjislacionin përkatës në fuqi, standardet dhe qasjet kombëtare dhe ndërkombëtare, të përfshira dhe të përshkruara në Kornizën Kombëtrae të Kualifikimeve, Kornizën Evropiane të Kualifikimeve, legjislacionin në fuqi të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe në dokumentet obliguese të Agjencisë së Kosovës për Akreditim;

– Vendosja dhe monitorimi i performancës të jenë kundrejt objektivave të matshme, të përcaktuara nga organet e institucionit;

– Të bëhët identifikimi i nevojave për kompetencë dhe sigurimi i trajnimit të duhur dhe zhvillimit profesional për anëtarët e stafit për të përmbushur ato nevoja;

– Të vazhdoj mbajtja e dialogut me studentët dhe palët tjera të interesit për të kuptuar nevojat dhe pritjet e tyre dhe për të përcaktuar nivelet e tyre të kënaqësisë;

– Të ofrohet në mënyrë efektive shërbimi për studentët dhe të tjerët, drejt një ambienti dinamik të të mësuarit, të menaxhojë burimet për rritje të qëndrueshme institucionale dhe mirëmbajtja e një mjedisi pune në të cilin njerëzit përfshihen plotësisht në arritjen e objektivave të institucionit.

 


SISTEMI I CILËSISË

Me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë,  sistemit të menaxhimit të cilësisë në UBT është i disajnuar për të përkrahur arritjen e qëllimeve strategjike të UBT-së dhe përmbushjen e objektivave të institucionit dhe njësive të tij.

Sistemi i cilësisë (shih figurën më sipër) është një sistem i integruar i menaxhimit i përbërë nga organet e veta të pavarura, të cilat përkrahen përmes rregulloreve dhe dokumenteve tjera mbështëse, mekanizmave, instrumenteve dhe indikatorëve të aprovuara në planin vjetor të punës, të cilat së bashku  ndihmojnë në ruajtjen dhe zhvillimin e  cilësisë së operacioneve në organizatë.

Arritja e qellimeve sigurohet përmes një seti masash dhe metodash që përdorën për të përshkruar dhe matur operacionet dhe për të identifikuar pengesat në fuksionim dhe për të reaguar ndaj nevojave për zhvillim.

Funksionimi i mirë i menaxhimit të cilësisë në UBT arrihet përmes një sistemi që ka strukturën e vet dhe ka të përcaktuara procedurat dhe përgjegjësit për një funksionim efikas.

 

Detyrat i sistemit të cilësisë janë që të:

 

  • Mbështes arritjen e objektivave të përcaktuara si politikë e cilësisë në UBT
  • Mbështes lidershipin dhe menaxhmentin në realizimin e qëllimeve të tyre
  • Mundësoj vlerësimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të aktiviteteve duke ofruar mekanizmat e duhur dhe duke identifikuar fushat e nevojshme për përmirësim dhe zhvillim.
  • Sigurimi i të dhënave të besueshme të monitorimit dhe vlerësimit për stafin menaxhues të institucionit
  • Shqyrtoj, rishqyrtoj dhe harmonizoj procedurat në bazë të cilave funksinon sistemi, duke eliminuar gabimet dhe të metat eventuale.
  • Identifikoj dhe aplikoj praktika të mira në menaxhimin e cilësisë

 

Plani strategjik i UBT-së ka determinuar strukturën e sistemit të cilësisë, si një strukturë të përshtatshmë funksionale në mbështetje të arritjes së qëllimeve dhe objektivave strategjike të institucionit, fakulteteve, instituteve dhe njësive tjera të UBT-së.

 


DOKUMENTIMI I CILËSISË

 

Përshkrimi i sistemit të cilësisë sqaron se si UBT i kryen aktivitetet e saj përmes Planifikimit, Realizimit, Vlerësimit dhe Zhvillimit (cikli Plan – DO – Check – Act) dhe është i dokumentuar përmes:

Rregulloreve dhe dokumenteve tjera përkrahëse të politikës dhe sistemit të cilësisë, https://www.ubt-uni.net/sq/ubt/per-ubt/politikat-rregulloret/

 


ORGANIZIMI DHE PËRGJEGJËSIT NË MENAXHIMIN E CILËSISË

 

Rektori i UBT-së është autoriteti i fundit përgjegjës për menaxhimin e cilësisë. Udhëheqja e e institucionit është e ngarkuar për cilësinë e përgjithshme dhe rezultatet e saj në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fakultetet/njësitë e UBT-së. Por, gjithashtu, ekziston politika institucionale që secili anëtar i stafit akademik, menaxherial, administrativ dhe stafi tjetër mbështetës bashkë më studentët janë përgjegjës për cilësinë në organizatë.

Menaxhimi i cilësisë në UBT është i koordinuar nga Komiteti për Cilësi (KC) dhe nga Zyra për Sigurimin e Cilësisë (ZSC), të cilat veprojnë si trupa të pavarura. Komiteti për Cilësi është i përbërë nga përfaqësues të:

  • stafit akademik,
  • stafit administrativ,
  • studentët dhe
  • përfaqësuesit e industrisë.

Komiteti është përgjegjës për përcaktimin e standardeve, instrumenteve dhe indikatorëve për matjen e cilësisë në institucion dhe për rezultatet e tyre.  Gjithashtu, komiteti kujdeset edhe per proceset dhe rezultatet e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm për institucion dhe për programet  veç e veç.

Fakultetet dhe njësitë tjera brenda UBT-së kanë organet e veta të veçanta të menaxhimit të cilësisë, të cilat i sub-ordinohen Komitetit për Cilësi. Nën-komiteti për Cilësi dhe Zyrtari/ët për cilësi janë organe të pavarura që kujdesen për sigurimin e cilësisë në secilin fakultet/njësi të UBT-së. Këto nënkomitete, në koordinim me KC bëjnë zhvillimin dhe vlerësimin permanent të nivelit të cilësisë në fakultetet/ njesitë e tyre dhe reagojnë konform të gjeturave që dalin nga vlerësimi.

 


AUDITIMI DHE VLERËSIMI

 

UBT është e përkushtuar në sigurimin e një cilësie të lartë në arsimin universitar, si një komponentë shumë e rëndësishme për nevojat e individëve dhe organizatave në Kosovë. Arritja e cilësisë së lartë kërkon që institucioni të ketë procedura të sigurimit të cilësisë dhe kontrollit që i mundësojnë atij të identifikoj fushat që mund të përmirësohen dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të bërë këto përmirësime. Gjithashtu, ekziston një përkushtim për të siguruar një etikë të cilësisë në të gjitha aktivitetet e tij dhe të vendosë një kulturë të përmirësimit të vazhdueshëm në ofrimin e shërbimeve për studentët dhe komunitetin e gjerë. Procedurat e sigurimit të cilësisë dhe iniciativat e përmirësimit bazohen në analizën e informacionit, të dhënave dhe raporteve të marra përmes një procesi të strukturuar të vlerësimit, monitorimit dhe reagimeve nga palët e interest, brenda  dhe jashtë UBT-së.

Auditimi i brendshëm i sistemit të cilësisë ka për qëllim të siguroj që funksionaliteti i këtij sistemi është në nivel që të arrij të mbështesë zhvillimin e vazhdueshmë të aktiviteteve dhe proceseve në nivelin e kërkuar cilësor dhe në drejtim të objektivave të përcaktuara. Auditimi nuk vlerëson objektivat dhe rezultatet e arritur, por vlerëson përshtatshmërin dhe efikasitetin e proceseve, të përdorura për siguruar dhe zhvilluar cilësinë e aktiviteteve në UBT.

UBT rregullisht merr pjesë në vlerësimet e jashtme në lidhje menaxhimin e cilësisë në institucion dhe për programet studimore. Vlerësimet e jashtme bëhën përmes Agjencisë për Akreditim të Kosovës dhe ekspertëve ndërkombëtar të angazhuar nga agjencia. Rezultatet dhe rekomandimet e agjencisë bëhen publike dhe merren në konsideratë në planin vjetor për sigurimin e cilësisë.

Vlërësimi dhe monitorimi i sistemit të cilësisë bëhet nga mekanizmat e përcaktuar nga menaxhmenti dhe përmes instrumenteve dhe indikatorëve kyç të përformancës të aprovuara nga Komiteti për Cilësi. Përmes pyetësorëve Zyra për Sigurimin e Cilësisë, bashkë me zyrtarët për cilësi në fakultete dhe njësi tjera, mbledhin dhe analizojnë të dhënat e dala nga procesi i anketimit dhe raportojnë për cilësinë në institucion. Raportet e dekanëve dhe vetëvlerësimi janë dhëna shtesë të rëndësishme që i bashkohen raportit, për të paraqitur një pasqyrë përgjithshme për cilësinë në UBT dhe fuksionalitetit e sistemit të saj të cilësisë.