Sukesi dhe arritjet
UBT vlerëson rezultat duke u nisur nga tre pikëpamje : kontributin e saj në industri dhe komunitet, kontributin e saj në arsimin e lartë dhe kontributin e saj në shërbim të interesave kombëtar.
Kontributi i UBT-së në industri dhe në komunitet është i bazuar në gamën gjeografike dhe shërbimet që ofron. Arsimimi, trajnimi, hulumtimi dhe dhënia e këshillave prej institucionit përbëjnë shtyllat bazë të institucionit. Kjo ndërthurrje mes këtyre proceseve përfshin edhe pjesëmarrjen e organizatave ndërkombëtare në sektorë të ndryshëm, një gamë të gjerë sipërmarrjesh të mesme si ne sektorin publik ashtu edhe në atë privat. UBT, ka kontribuar edhe në sferën e zhvillimit social dhe ekonomik duke përdorur rrjetin e saj ndërkombëtar të njohjeve për të krijuar mundësi dhe i fton sipërmarrjet vendore, organet publike, komunitetin dhe organizatat vullnetare për të marrë pjesë në projektet ndërkombëtare, më qëllim që të shkëmbejnë njohuritë mes tyre.