Fjalimi i Rektorit

Të nderuar studentë, profesorë, miq,

 

UBT-në e kemi nisur si një ëndërr, por jo si të gjitha ëndrrat. Ëndërruam shumë shkurt dhe shumë pak – për t’ia lënë vendin punës. Punës së pandërprerë për realizimin e projekteve, të cilat që në fillim e ditëm se do të jenë të shumta, të rëndësishme dhe të pandalshme. Për të mirë të studentëve, profesorëve, ekspertëve.

Me një synim të qartë – që nga dita e parë: Kontribut për Kosovën!

Ndaj, një nga projektet dhe kontributet e para të UBT-së ishin planprogramet shkollore, të parat pas luftës në Kosovë. Për shkolla më të mira e moderne. Pastaj, trajnimet për punëtorët e ndërmarrjeve që kishin mbetur pa u shkatërruar nga lufta. Që prodhimtaria në Kosovën e re të nisë me standarde ndërkombëtare, të sjella në Kosovë nga UBT, përmes ekspertëve dhe eksperiencës ndërkombëtare.

Në mësimdhënie, UBT solli programe të reja, një pjesë e madhe e tyre për herë të parë në Kosovë. Solli edhe profesorët ndërkombëtarë, nga i gjithë globi.

Ndaj, shumë lehtë dhe thjesht u bë – institucioni më i mirë që mbledh më të mirët!

Në gjithë këto vite, UBT, krahas punës akademike, theks të veçantë i dha hulumtimit shkencor, projekteve në përkrahje institucioneve shtetërore, projekteve profesionale për ndërmarrësinë, e aktiviteteve të vazhdueshme për komunitetin.

Një fushë ku UBT veproi pandalshëm është ndërkombëtarizimi. Ne nuk sollëm vetëm profesorë, programe akademike, diploma ndërkombëtare, UBT u bë anëtare edhe e qindra institucioneve ndërkombëtare. Hapi dyert edhe aty ku politika nuk mundi – duke e bërë Kosovën pjesë të mekanizmave ndërkombëtarë në fushën e edukimit, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit. Duke qenë përfaqësues i denjë i shtetit.

Për këtë, UBT u vlerësua me çmimet më të larta, si ndërkombëtare ashtu edhe vendore.

Janë me dhjetëra projekte të realizuara nga UBT, për të cilat mund të themi plotësisht se është projekti i parë jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Të tjerët erdhën pas nesh, por pas disa muajsh e vitesh.

Më 2001 kemi filluar punën me qëllim të zhvillimit të kompetencës profesionale dhe akademike, konform standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, me qëllim të ngritjes së aftësisë konkurruese.

UBT është në shërbim të atyre që duan që përmes studimeve, hulumtimeve, trajnimeve dhe konsultimeve të përfitojnë dhe të rrisin prestigjin e tyre në shoqëri, të jenë të suksesshëm në profesionin e tyre, si dhe të krijojnë dhe të përjetojnë një jetë me cilësi dhe vlera.

Detyra kryesore e jona është që t’i ofrojmë arritjet e fundit në shkencën e menaxhimit, në ekselencën biznesore, në teknologjinë më moderne, në robotikë, në arkitekturë, në dizajn, planifikim hapësinor, marrëdhënie ndërkombëtare, diplomaci, në drejtësi, në integrimet evropiane, në media dhe komunikim, në shkencat e shëndetësisë, në shkencat e ushqimit dhe teknologjisë, por edhe në kompetencën sociale.

UBT është themeluar me qëllim që të jetë një institucion lider dhe inovativ në vend dhe sot mund të themi se ky synim është arritur me sukses.

Studimet e reja, interdisiplinare dhe inovative, një staf akademik i përzgjedhur me shumë kujdes nga e tërë bota, laboratorët dhe infrastruktura moderne, partneriteti me universitete dhe institucione akademike, ndërlidhja e fortë me ekonominë, institutet shkencore dhe hulumtuese, qendrat e ekselencës, suksesi i arritur i studentëve tanë në punësim, në përfaqësimin e Kosovës në kampionate evropiane, në konkurrim me planet dhe idetë e tyre inovative në biznes dhe teknologji, pjesëmarrja aktive në forume dhe konferenca ndërkombëtare, janë shembujt dhe dëshmitë më të mira për këtë.

 UBT sot përfaqëson Kosovën në Projektin Evropian “Erasmus Mundus’;

– Është institucioni i parë dhe i vetmi deri tash që është certifikuar ndërkombëtarisht me standardin ndërkombëtar për cilësi ISO 9001 prej 2007;

– Është institucioni i parë dhe i vetmi në Republikën e Kosovës i nderuar me Çmimin e Ekselencës, që nga viti 2014;

– Ka përfaqësuar Kosovën dhe ka zënë vendin e parë në garat e robotikës në Evropë;

– E ka anëtarësuar dhe përfaqëson Kosovën në Organizatën Botërore për Menaxhimin e Projekteve;

– E ka anëtarësuar dhe e përfaqëson Kosovën në Organizatën Evropiane për Cilësi;

– E ka anëtarësuar Kosovën dhe e përfaqëson atë në Organizatën Botërore për Inxhinieri;

– E përfaqëson Kosovën në Programin Evropian për Ndërmarrësi;

– Organizon vazhdimisht konferenca të nivelit shkencor dhe ndërkombëtar;

– Ka zhvilluar laboratorë, qendra të ekselencës, infrastrukturë moderne të teknologjisë dhe të shkencës;

– Ka zhvilluar institutin e hulumtimeve dhe zhvillimeve zhvillim ekonomik, për ndërmarrësi, teknologji dhe inovacione dhe institute të tjera për hulumtim dhe zhvillim;

– Ka marrëveshje bashkëpunimi me mbi 240 institucione në botë dhe një lidhje direkte me ekonominë;

– Aftëson dhe certifikon personat sipas standardeve ndërkombëtare;

– Organizon vizita studimore për studentë, institucione dhe biznese;

– Ka zhvilluar strategji, projekte dhe hulumtime për institucione dhe sektorë të ndryshëm të shoqërisë;

 

Në kuadër të këtyre arritjeve është e rankimi në “World’s Universities with Real Impact (WURI)”, ku UBT është vlerësuar lartë krahas universitetet prestigjioze si Stanford e Harvard.

Nga Wuri UBT është rankuar në mesin e top 100 universiteteve më të mira në botë për Impakt Real. 

UBT është anëtarësuar edhe në “European University Association”.

Po ashtu, është renditur në mes të institucioneve më të mira në botë për impaktin në zhvillimin e qëndrueshëm sipas Times Higher Education.

Gjithashtu ka arritur nivelin më të lartë në Positive Impact Rating Edition. 

Këto rankime prestigjioz nuk bazohet në traditën, reputacionin ose popullaritetin e një universiteti, por fokusohet në koncepte të reja të tilla si inovacioni, sipërmarrja, përgjegjësia dhe menaxhimi i krizave, fusha këto në të cilat UBT është shquar dhe ka arritur rezultatet. 

Në dritë me zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me realitetin virtual, me atë që po e quajmë “metavers”, UBT si institucioni i parë në rajon bashkë me gjigantin e teknologjisë virtuale – EON Reality, kanë inauguruar Qendrën për Realitet Virtual dhe të Shtuar “EON Reality, Augmented and Virtual Center”

Po ashtu,UBT është institucioni i parë i arsimit të lartë në brezin e Adriatikut që ka instualuar teknologjinë e fundi 5G.

Në vitin 2001 kur ne nisëm punën si IEME-UBT, hapësirat tona të punës ishin të vogla po pritjet, ambiciet dhe synimet tona ishin të mëdha.

Lufta sapo kishte përfunduar, infrastruktura universitare dhe shkollimi i lartë kishte marrë goditje të rëndë në të gjitha aspektet. Situata dukej e zymtë dhe në pamje të parë jo shumë premtuese.

Por këtu, si rrallë në ndonjë vend tjetër, më e fortë se zhgënjimi, dhimbje e pikëllimi, ishte shpresa. Njerëzit besonin në të ardhmen e tyre dhe e dinin se ajo mund të ndërtohet suksesshëm vetëm përmes një rruge: një edukimi cilësor.

Unë pashë tek të rinjtë një vullnet të hekurt për t’u avancuar e për të ecur përpara krah për krah me moshatarët e tyre perëndimor, për të qenë të barabartë e sfidues ndaj tyre.

Një popull me një vullnet të tillë pas gjithë asaj që kishte përjetuar ishte padyshim dëshmia më e mirë për secilin që të investonte në arsimin e lartë, duke krijuar standardet më moderne të punës, qendrat më inovative dhe kampuset më të mira e me të gjitha elementet e jetës brenda tyre.

Ne sot e kemi përmbushur premtimin tonë që u dhamë në fillim studentëve: se studimet në Kosovë do të kenë vlerë po aq të madhe e shpesh edhe më të madhe se në shumë universitete perëndimore.

Ne e kemi kuptuar me kohë rolin transformues që luajnë universitet në secilin shtet. E ky është ishte edhe motivi ynë kryesor për ta shndërruar Kosovën në një shoqëri të dijes të aftë e të gatshme për t’u përballur me sfidat e kohës.

Duke ecur përpara, ne do të vazhdojmë të fokusohemi vetëm në anën pozitive. Bashkë me komunitetin e madh të UBT-së, mbi 1 mijë të punësuar, e rreth 15 mijë studentë aktiv, ne gjithmonë diskutojmë, bashkëbisedojmë e shkëmbejmë mendime për të ardhmen e UBT-së.

Synimi ynë padyshim është që pas kompletimit të infrastrukturës moderne në të gjitha qendrat e UBT-së, tani të fokusohemi plotësisht në arritjen e objektivave tona të reja për ta bërë UBT-së institucionin më të madh të të kërkimit me ndikimin më të madh në vend e rajon.

Angazhimi i UBT-së për krijimin e një shoqëri të dijes përmes kërkimit, zhvillimit dhe inovacionin është i pandalshëm dhe motivi kryesor i punës së çmuar të komunitetit tonë të madh brenda UBT-së i cili punon çdo ditë me përkushtim për arritje të reja në arsim, shkencë, inovacon e teknologji. 

UBT sot është një ekosistem që ndërlidhë dijes me inovacionin, industrinë me teknologjinë e Kosovën me të ardhmen.  

E gjithë puna e bërë e ka renditur UBT-në shumë lart në rangimet zyrtare të universiteteve më të mira të botës. E këtë pozitë UBT e dëshmoi në dhjetëra raste, duke qenë prijatar. Si përherë! E prijatarët e më të mirët dallohen në raste të veçanta. Siç ishte periudha e pandemisë, kur UBT bëri edhe një herë emër për organizimin e shpejtë dhe voluminoz, organizimin e përkryer të përshtatjes në rrethanat e reja të mësimit dhe studimit në distancë.

Për këtë u fol në nivele shumë të larta akademike e shkencore!

E gjithë kjo punë, që nga nisma, nuk mund të bëhej pa angazhimin e vazhdueshëm të gjithë stafit akademik, atij administrativ, studentëve, institucioneve partnere nga e gjithë bota, të gjithë atyre që në çfarëdo forme kanë bashkëpunuar me UBT-në, në gjithe këto vite!

Nuk mund të bëhej, nëse në nismë nuk do të kishte synimin për ta vazhduar traditën e dashamirësisë ndaj mësimit dhe edukimit të prindërve të mi!

Nuk mund të bëhej pa sakrificën e madhe të familjes sime!

Një falënderim i madh të gjithëve!

 

Prof.Dr.Edmond Hajrizi

Themelues dhe Rektori i UBT-së