Juridik

Fakulteti Juridik është një nga shkollat më prestigjioze të drejtësisë në Kosovë, i njohur për cilësinë e programit akademik, stafin akademik profesional, qasjen ndaj të mësuarit eksperimental, hulumtimin dhe angazhimin tonë ndaj vlerave shoqërore. Ai bazon veprimtarine në besimin se rritja dhe zhvillimi i qëndrueshëm mund të realizohen përmes shumë proceseve inovative, duke përfshirë një ekuilibër efektiv midis veprimtarive mësimore dhe vlerësimit objektiv të tyre.

 

Vizioni ynë është përforcimi i profilit të Fakultetit, i njohur në vend dhe rajon për cilësinë e një laboratori të suksesshëm të ideve dhe iniciativave. Filozofia e veprimtarise sonë është të fuqizojmë të rinjtë, të cilët mund të arrijnë standarde të larta në pregatitjen profesionale, të krijojnë sfida për veten dhe të tjerët, si edhe të mbështesë një mjedis të kualifikuar, duke ofruar eksperienca arsimore për jetën reale.

Pikat e forta e aktivitetit të Fakultetit Juridik mbështetet në gamën e gjerë të disiplinave, partneriteti me institucione publike dhe bashkëpunimi me rreth 300 institucionet ndërkombëtare të arsimit të lartë, si dhe infrastruktura e konsoliduar.

 

Fakulteti koordinon dhe administron aktivitete të mësimdhënies, veprimtaritë kërkimore duke respektuar lirinë e stafit akademik dhe të drejtën e përdorimit të burimeve materiale, që janë në dispozicion të Fakultetit.
Struktura organizative, përbërja, funksionimi dhe çështjet e tjera akademike që lidhen me këtë, përcaktohen në rregulloren e Fakultetit Juridik.