Për UBT

Rreth UBT-së

 

UBT aspiron të jetë oferta më e mirë për arsim të lartë, arsim profesional, kërkim shkencor dhe mësim gjatë gjithë jetës në Evropën Juglindore. Aktualisht është lider në Kosovë në ofertën për arsim, cilësi, inovacion, teknologji dhe mbetet destinacioni primar në biznes, teknologji dhe inxhinieri.

 

UBT ofron 29 programe studimi të nivelit bachelor dhe master të ofruara nga një kuadër prej 500 profesorëve të edukuar jashtë vendit dhe kuadër ndërkombëtar. Programet e UBT-së zbatohen në mjediset më të avancuara për mësimdhënie dhe mësimnxënie në Prishtinë, Lipjan, Ferizaj dhe Prizren. Kampusi Inovativ është më i madhi i këtij lloji në Kosovë me rreth 40 laboratorë, bibliotekën më të madhe në vend dhe është anëtari i vetëm Kosovar në Asociacionin e Parqeve Botërore të Inovacionit. Oferta arsimore dhe infrastrukturore e UBT-së është e vetmja e akredituar ne nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe e certifikuar për ekselencë (EFQM) dhe ISO standarde.

 

Rreth 17,000 studentë të UBT-së përfitojnë nga një mundësi unike e shkollimit të avancuar, njohje ndërkombëtare të diplomave dhe mundësi transferi në rreth 250 universitete partnere në Bashkimin Evropian dhe ShBA. Rreth 100 studentë tanë janë transferuar në universitetet më prestigjioze ndërkombëtare. UBT është përfituesi më i madh i projekteve ndërkombëtare të shkëmbimit të studentëve nga Komisioni Evropian.

 

Rreth 98% e studentëve të diplomuar inkuadrohen në tregun e punës. Të diplomuarit e UBT-së janë lider në ndërmarrësi dhe biznese të reja, menaxherë në sektorin bankar, sektorin publik, teknologji informative, inxhinieri, arkitekturë dhe ndërtimtari. Studentët tanë kanë qenë fitues të çmimeve më prestigjioze vendore dhe ndërkombëtare:

  • fitues garën kombëtare për ndërmarrësi;
  • fitues në Albanian ACT Awards;
  • fitues të NASA Space Challenge;
  • fitues të çmimit ndërkombëtar në Arkitekturë dhe Projektim;
  • fitues të çmimit ndërkombëtar për programim të aplikacioneve kompjuterike (ShBA);
  • si dhe të mirënjohur për kontributin e tyre në kompanitë ndërkombëtare

 

Misioni dhe Vizioni

 

UBT ofron një qasje akademike e cila është dinamika dhe prirjet e saj inovative të cilat janë në hap me trendin teknologjik të shekullit XXI. UBT krijon terren të përshtatshëm dhe i jep mundësinë studentëve, fakulteteve dhe stafit të kenë një mjedis vetëqeverisës.

 

UBT ka krijuar një mjedis të përshtatshëm për bashkëpunim dhe ndërveprim të ngushtë mes studentëve, stafit të fakultetit dhe administratorëve. UBT është zotuar të zhvillojë veprimtarinë e saj si një anëtar aktiv i komunitetit, duke krijuar mundësi për mësimdhënie, hulumtim, ndërveprim dhe kreativitet mes intelektualëve.

 

UBT është institucion i njohur dhe i shquar në veprimtarinë intelektuale dhe kulturore në Kosovë, duke përmirësuar cilësinë e jetës në shkallë rajonale përmes aftësive, njohurisë, përvojës, dhe angazhimit të fakulteteve, stafit, studentëve dhe alumni.

 

UBT është një ndër institucionet më të mira të arsimit të lartë në Kosovë, i zotuar për të vënë në zbatim metodat më të përparuara të mësimdhënies, mësimnxënies dhe hulumtimit në një mjedis ku i jepet një rëndësi e veçantë studentit përmes zbatimit të një qasje multidisiplinare, e cila do të kontribuojë në ekonomi në zhvillimin shoqëror dhe kulturor të Kosovës dhe më gjerë.

 

 

UBT është themeluar mbi disa vlera thelbësore:

 

  • Krijimi i mjedisit të përshtatshëm për punë dhe studim;
  • Mjedis dinamik i cili nxit zhvillimin në nivel individual dhe atë profesional;
  • Institucioni merret si pikë referimi për arsye se mbart në vetvete praktikat më të mira ndërkombëtare dhe standardet më të larta të cilësisë;
  • Qendër e cila është model i përsosmërisë për sa i përket nxënies, mësimdhënies, hulumtimit dhe inovacionit;
  • Veprimtaria e saj zhvillohet në përputhje më kërkesat e palëve të interesuara dhe komunitetit;