Qeverisja
Qeverisja e UBT-së është e rregulluar prej Statutit të Institucionit. Si bartës i arsimit të lartë, UBT rregullimet e statusit duhet të jenë në përputhje me kërkesat dhe praktikat e sanksionuara nga Ligji mbi Arsimin e Lartë (PBHE), Udhëzimeve Administrative për licensimin e PBHE, Udhëzimi Administrativ për Rregjistrimin e Biznesit të Ministrisë së Tregtisë dhe Ligjit mbi Punësimin të Ministrisë se Punës dhe Mirëqënies Sociale.UBT drejtohet nga Bordi i UBT-së, Këshilli Akademik, Presidenti dhe Komiteti Drejtues. Cdo organ statutor është i përberë prej strukturave të përkohshme dhe të përhershme, nën-komitetet dhe grupet e punës. Bordi Drejtues ka përgjegjësi të përbashkët mbi menaxhimin dhe kontrollin mbi cështjet e brendshme të Kolegjit për të siguruar mirëfuksionimin e sistemit të brendshem të brendshëm dhe zbatimin e institucionit.
Bordi i UBT
Roli i anëtarësisë së Bordit të UBT-së është i përcaktuar nga Neni 32 i Statutit. Bordi është përgjegjës për zhvillimin e politikave të përgjithshme, politikat financiare dhe ato që kanë të bëjnë me vizionin dhe misionin. Është përgjegjes për përcaktimin e drejtimit të politikave të përgjithshme të UBT-së, të përshtasë Planin e Zhvillimit Strategjik, të miratojë buxhetin vjetor dhe të zbatojë kërkesat mbi përgjegjësitë dhe kërkesat mbi transparencën. Bordi i trajton me kujdes cështjet me karakter akademik dhe menaxherial. Anëtarësia e Bordit përfshin të emëruarit prej themeluesit, të emëruarit nga Këshilli Akademik, Këshilli Studentor, industria dhe partnerët.
Këshilli Akademik
Këshilli Akademik është organi më Ii lartë akademik më i lartë në UBT. Roli i Këshillit Akademik është i përcaktuar nga Neni 21 dhe 22 i Statutit. Këshilli është përgjegjës për politikat akademike, zbatimin e politikave akademike dhe parashikimin e performancës së Kolegjit. Është i autorizuar për të përshatur dhe huazuar programe studimi, t’ia propozojë ato departamenteve përkatëse, të japë udhëzime rreth programeve të studimit, kurikulën, dhe të autorizojë dhënien e gradave shkencore. Këshilli ka fuqinë të nxisë stafin akademik, ta riafirmojë atë, të caktojë takimet me stafin akademik dhe të përfaqë atë në Grupet e Punës, me cështje që kanë të bëjnë me studimin dhe përfaqësimin akademik. Anëtarët e Komitetit dhe Grupet e Punës të cilat burojnë prej stafit akademik, studentët dhe palët e tjera të interesuara.
Presidenti
Presidenti është përgjegjës për menaxhimin akademik dhe administrative të Kolegjit. Në zbatimin e politikave dhe akteve normative të Kolegjit, Dekani ndihmohet prej Drejtorit te Cështjeve Akademike dhe Drejtorin e Hulumtimit. Subjekt i kufizimeve statutore, Presidenti për shkak të detyrës, zgjedh Këshillin Akademik, propozon stafin, drejton departamentet dhe i jep mbeshtetje administrative sektorëve të ndryshëm. Presidenti është fuqiplotë në vendimmarrje, në emërime dhe në mbatje në përputhje me Nenin 24 të Statutit.
Komiteti Drejtues
Në një linje me atë cfarë përcakton Nenin 26 dhe për të nxitur një kulturë të planifikimit të integruar dhe zbatimin e cështjeve akademike dhe administrative në planin ditor. Kjo gjë arrihet përmes Komitetit Drejtues.
Komiteti Drejtues drejtohet nga Presidenti dhe mblesh kordinon punën me drejtuesit e departamenteve dhe shërbimeve për një bashkëveprim sa më të mirë në përmbushjen e shërbimeve. Këshilli mblidhet në baza javore për tu këshilluar dhe ndihmuar Presidentin në planifikimin strategjik, zbatimin e programeve të studimit, ruajtjen e cilësisë, dhënien e rekomandimeve, zbatimin dhe kordinimin e Kalendarit Akademik, mundësimin e përgjigjeve të kohë pas kohëshme në përmbushjen e nevojave emergjente, të vlerësojë dhe të marrë ndihmën e caktuar prej stafit administrative, të vlerësojë dhe sigurojë infrastrukturën e duhur fizike dhe të caktojë buxhetin e institucionit.