Strategjia

Strategjia

 

Mjedisi i jashtëm dhe Strategjia

 

Palët e interesuara të bashkëpunojnë me UBT-në janë të larmishme, duke nisur nga organizatat publike dhe private, studentë të alumni, dhe pjesëtarë të stafit. Konteksti institucional ku UBT vepron, karakterizohet nga një kuadër rregullator mbi arsimimin e lartë. Institucioni ka bërë gjithmonë përpjekje të vazhdueshme për të ndërthurrur praktikat më të mira programet mira si nga sektori publik ashtu edhe ai privat. Në kuadër të strategjisë për zhvillim, UBT merr në shqyrtim politikat për arsim në nivel kombëtar dhe mjedisin ekonomik dhe shoqëror ku do të punojnë të sapodiplomuarit. Strategjia krijon mundësi dhe një terren të favorshëm për ti dhënë hov përsosjes akademike, arsimimit humanist dhe arsimimit i cili ka të bëjë me sferën e sipërmarrjes. Analiza e thelluar mbi mjedisin arsimor është një tipar kryesor i strategjisë për zhvillimin strategjik. Institucioni mërr në konsideratë nevojat e shoqërisë,kryen një hulumtim të thelluar mbi tregun,nevojat e industrisë dhe sektorët e punësimit.

 

Procesi i hartimit të strategjisë është një ndër shtyllat kryesore mbi të cilat shtrihet veprimtaria e institucionit për të vënë në praktikë idetë dhe njohuritë e që përbëjnë risi. Të dhënat e palëve të interesuara janë tepër të dobishme për të mbajtur strategjinë e UBT-së të përditësuar me nevojat e së tashmes dhe të ardhmes. Të dhënat e palëve të insteresuara përbëjnë një prej instrumentave kyce mbi të cilat UBT, bën planifikimin për hartimin e projekteve mbi të tashmes dhe të ardhmes.

 

Instrumentet bazë për të kryer hulumtimin e tregut, përfaqësimin e palëve të interesuara dhe bashkëpunëtorëve në organet drejtuese si dhe në ngjarjet e vecanta,  bëhet në bazë të pyetësorëve që u bëhen palëve të interesuara. Pyetësori bëhet me qëllim që bashkëpunëtorët dhe palët e interesuara të merren këshilla dhe udhëzime të cilat mund të jenë tepër frytdhenëse për të hartuar strategjitë e së ardhmes. Veprimtaritë të cilat kryhen në kuadër të hulumtimit të tregut, ndërmerren në bazë të një leximi të të dhënave të shtypit, raporteve të palëve të interesuara. Hulumtimi i tregut është i një rëndësie të vecantë pasi në bazë të këtyre të dhënave hartohen dhe planet mbi zhvillimin e biznesit. Përkrah kësaj, i jep mundësinë UBT-së të jetë e përditësuar me zhvillimet në fushën e ekonomisë, teknologjisë, dhe të politikës, madje duke dhënë edhe zgjidhje në lidhje me cështje të caktuara që lidhen me ato.

 

 

 

 

Procesi i hartimit të strategjisë

 

Gjatë vitit 2016, u bënë përpjekje të mëdha për të hartuar dhe dokumentuar proceset të cilat kanë të bëjnë me arritjen nxjerrjen e përfundimeve në lidhje me kuadrin e zbatimit të strategjisë. Ky proces u bazua tek strategjia e vitit 2015 e ashtuquajtur “Strategjia e Brëndshme”. Përvec kësaj, në kuadër të kësaj strategjie, organizohen mbledhje të Bordit drejtues si dhe te stafit. Këto instrumente krijojnë mundësinë e hartimin e strategjisë dhe shqyrtimin e hapave të mëtejshëm. Në vazhdë të kësaj fryme, organizohen edhe mbledhje me qëllim pasqyrimin e ecurisë dhe vëniën në zbatim të strategjisë,ku përfshihen nivelet me të larta drejtuese të sektorit të menaxhimit, përkatësisht menaxherët e fushës së biznesit, menaxherët të cilët janë përgjegjës të sektorit të shërbimeve.

 

Vënia në zbatim e strategjisë, pasqyrës përmbledhësë, dhe komunikimit përpilohet nga menaxherët e nivelit të mesëm në fushat e tyre përkatëse të biznesit. Menaxhrët e këtij niveli organizojnë brënda një afati kohor të caktuar prej shtatë ditësh takime me anëtarët e stafit ku diskutohet në lidhje me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme të cilat kontribuojnë në zbatimin e strategjisë. Komunikimi i brendshëm në lidhje me strategjinë, kryhet kryesisht përmes një plan biznesi i cili vihet në dispozicion dhe bëhet transparent përmes faqes zyrtare në ëeb. Menaxherët dhe stafi janë të angazhuar në leximin, komunikimin, dhe  e të dhënave tek kolegët e tyre. Në kuadër të kësaj straegjie komunikimi të brëndëshëm kryhen mbledhje dy here në vit ku përfshihen të gjithë anëtarët e stafit. Anëtarët e stafit shërbejnë për të shpalosur platformën dhe për të raportuar e tyre tek autoritetet e larta vendimarrëse sic janë menaxherët dhe Presidenti.

 

Që prej vitit 2010, UBT ka ndërmarrë një inisiativë për të bërë një kombinim midis procesit të vleresimit, të performancës dhe strategjisë së institucionit në kuadër të përpjekjeve për të informuar stafin dhe individët e vecantë për këtë proces. Strategjia komunikohet nëpërmjet një larmie të madhe mjetesh komunikimi. Ballina është një mjet tepër i rëndësishëm për të informuar publikun rreth progresit dhe strategjisë. Vec kësaj UBT boton revistën e saj mujore, e cila i përditëson dhe u jep të dhëna palëve të interesuara në lidhje me planeve, veprimtarisë dhe arritjeve të vecanta. Kryesia e UBT, përdor edhe forumet për të informuar për të përcuar të dhëna rreth planeve straregjike të së ardhmes.

 

Presidenti i UBT-së ftohet vazhdimisht në cilësinë e ligjëruesit në veprimtaritë të cilat zhvillohen prej palëve të interesuara. Po ashtu edhe stafi i cili kryeson dhe është përgjegjes për veprimtarinë e cila është e lidhur me aspektet që kanë të bëjnë më menaxhimin, ftohen herë pas here nga mediat lokale për të folur rreth sfidave në lidhje me aspektin arsimor që ka të bëjë me planet, përparësitë dhe sfidat që UBT ka në planin kombëtar.

 

Kryesia e UBT-së ndërmerr në mënyrë të vazhdueshme audite të brëndshme për ecurinë e institucionit në një aspekt shumëpërmasor, duke hartuar raporte ditore për zhvillimet më të rëndësishme. Në bazë të këtyre raporteve nxirren përfundime në lidhje me nevojat e institucionit dhe përcaktimin e buxhetin të tij. Këto raporte e ndihmojne UBT-në të hartojë strategji dhe të plotësojë standartet e kerkuara të cilësisë. Sistemi i jep mundësinë kryesisë menaxheriale të përcaktojë rolët dhe të jap të dhëna në lidhje me progresin e berë gjatë fazave të ndryshme të zbatimit të projektit. Sistemi është përgjegjës për të përcaktuar nismëtarin e procesit, propozimet vjetorem të monitorojë dhe të hartojë raportë në lidhje me objektivat e vendosura dhe të sinjalizojë në rast të ndonjë propozimi propozimi të papërshtatshëm osë për të kryer korrigjimet e duhura.

 

Objektivat Strategjikë të UBT-së

 

Strategjia e UBT-së deri në vitin 2020 është e bazuar në këto shtylla :

 

  • Objektivi strategjik 1- Arritja e Përsosmërisë Akademike
  • Objektivi Strategjik 2- Mbartja dhe rritja e institucionalizimit dhe bashkëpunimeve në nivel rajonal
  • Objektivi Strategjik 3- Krijimi i një mjedisi sa më të përshtatshëm për të punuar dhe për të mesuar
  • Objektivi 5- Zhvillimi i hulumtimeve, inovacionit, dhe qendrave të biznesit